Minatorët janë,kurbani I Kosovës
Dikush do të marr shumë e më shumë
Tjerit t’i jap pak e më pak
Ortak n’ kafshatë buke , ortak
Dhe qortim halabak.
Minatorët në sheshe
Do të vlojnë si thnegla
Paraia do të ha
Qytekun e përgjakur
Gratë do t’u mbesinë
Vejusha
Në dy anët fëmijët
Jetima
Është gjol i kënetës
E kuterbim I vetevtes
Veç një apel
Parinë se strehon
As një zabel.
Prej pluhurit të metaleve
Mushk’ritë e kalbura të gjallëve.
Ata që hanë rriskun e minatorëve
Mortja i fut n’ terrin e varrit.
Si bubrreca minatorët
Dalin shesheve
Dikush pështyn gjak
Më vonë dikuj i qeshet.