Kompania amerikane Apple lançoi sot kartën e saj kreditore “Apple Card”, e cila do të jetë në dispozicion të përdoruesve të iPhone.
Apple paralajmëroi lëshimin e kartës në mars, në partneritet me bankën amerikane të investimeve Goldman Sachs.
Një numër i kufizuar i përdoruesve të iPhone që kanë shprehur më parë interes për kartën, do të marrin një email nga Apple sot duke i ftuar ata të aplikojnë për një kartë përmes aplikacionit Wallet.
“Procesi i miratimit të kartës virtuale do të zgjasë disa minuta, dhe nëse aplikuesi merr ‘dritën jeshile”, “Apple Card” mund të përdoret menjëherë”, tha sot një zëdhënës i kompanisë.
Kompania premtoi një regjistrim të shpejtë për të marrë kartën dhe për të eliminuar shumicën e tarifave, duke deklaruar gjithashtu se klientët që bëjnë blerje përmes aplikacionit Apple Pay marrin një kthim të parave prej dy për qind të vlerës së transaksionit.