Shkencëtarët besojnë se janë një hap pranë “shërimit të zemrës së thyer” duke përdorur stenda, për të riparuar indet e dëmtuara.
Ata thonë se mund të përdorin stenda dhe qelizat e zemrës për të rregulluar indet e dëmtuara të zemrës.
Kombinimi i stendës dhe qelizave të gjakut mund të ndihmojë zemrën për t’u rikuperuar nga sulmet.
Mjekët zbuluan se qelizat ndihmojnë qelizat e muskujve për t’u rritur serish dhe për të përmirësuar aftësinë e tyre për t’u relaksuar.
Johannes Bargehr nga Universiteti i Cambridge, tha se studimet e tyre tregojnë një potencial të madh të qelizave dhe një ditë ato të bëhen terapia e parë për dështimin e zemrës.
“Kjo mbështetje jo vetëm që do të na mundësojë t’u përgjigjemi pyetjeve kryesore se si të rigjenerojmë zemrën, por gjithashtu hap rrugën për studime te pacientët, ku kjo njohuri mund të përdoret për të ndihmuar njerëzit me dështim të zemrës,” tha Bargehr për mediat britanike.