Përbërësit:

Një filxhan çaji me bajame

2 lugë gjelle gjalpë të freskët

4 lugë gjelle miell

4-5 gota uji me lëng pule

1 gotë qumësht

Kripë

Piper i zi

 Majdanoz i grirë hollë (nëse preferoni ta shtoni)

Përgatitja:

 Si fillim thërrmoni bajamet. Ndajeni sasinë e tyre përgjysmë. Një pjesë të bajameve të thërrmuara lëreni mënjanë ndërsa pjesën tjetër bashkojeni me qumështin dhe kalojeni në mikser derisa bajamet të njëtrajtësohen me qumështin. Ndërkohë vendosni një tenxhere në zjarr, shtoni aty gjalpin dhe pjesën tjetër të bajameve.

Kaurdisini për maksimumi 1-2 minuta, më pas shtoni miellin dhe vijoni ta përzjeni derisa mielli të marrë ngjyrë të verdhë të artë. Ndërkohë që vijoni të përzieni shtoni me ngadalë lëngun e pulës duke mos e ndërprerë përzierjen në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.

Pasi masa të jetë njëtrajtësuar lëreni sa të marrë një valë ndërkohë shtoni qumështin me bajamet, kripën, piperin dhe lërini të ziejnë edhe për 10 minuta duke i përzjerë herë pas here derisa supa të bëhet kremoze por jo shumë e trashë.

Kjo supë serviret e ngrohtë, spërkatet sipër sipas preferencës me majdanoz të grirë hollë dhe disa pika gjalpë të tretur gjithashtu.