Përbërësit: ( për 4-5 persona)
500 gr gjizë me kripë
4-5 thelpinj hudhra të shtypura
2-3 lugë gjelle me gjalpë të freskët (Për një gatim të shëndetshëm, AgroËeb.org ju këshillon përdorimin e vaj ulliri ekstra të virgjër)
Piper i zi
Spec djegës (sipas dëshirës)
Përgatitja:
Si fillim parangrohni furrën në temperaturë maksimale 200 gradë celcius.
Hidhni gjalpin në një tigan, vendoseni në zjarr dhe lëreni të shkrijë, shtoni aty gjizën dhe përzjeheni përreth 5 minuta. Në fund shtojini hudhrat e shtypura dhe pëzjeini bashkë.
Të gjithë masën që keni në tigan, transferoheni në një tavë të vogël dhe futeni të piqet për 5 minuta në furrë.
Në fund spekateni me piper të zi dhe pak spec djegës dhe është gati.