Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego, kanë zhvilluar një lente robotike që kontrollohet nga lëvizjet e vogla të syve.
Lentet e kontaktit përdoren nga miliona njerëz në të gjithë botën, por syzet shpejt mund të bëhen një gjë e së kaluarës, në sajë të një lenteje të re kontakti robotike.
Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego, kanë zhvilluar një lente robotike që kontrollohet nga lëvizjet e syve. Lentet e kontaktit punojnë duke imituar sinjalet elektrike natyrale në syrin e njeriut. Këto sinjale, të quajtura ‘sinjale elektro-okulografike’, ju lejojnë të lëvizni sytë tuaj edhe kur sytë tuaj janë të mbyllur.
Dr Shenggiang Cai, i cili udhëhoqi studimin shpjegoi: Edhe nëse syri yt nuk mund të shohë asgjë, shumë njerëz ende mund të lëvizin shikimin e tyre dhe të gjenerojnë këtë sinjal elektro-okulografike. Lentja e kontaktit është bërë nga polimere që zgjerohen kur aplikohet një rrymë elektrike.
Kjo rrymë ofrohet nga pesë elektroda që rrethojnë syrin, të cilat veprojnë si muskuj. Kur polimeri bëhet më konveks, lentja zmadhohet, dmth në përdoruesit e ardhshëm mund të zmadhojë objektin thjeshtë duke hapur dhe mbyllur qepallat e syve. Mbetet e paqartë kur lentet e kontaktit do të jenë të gatshme për tu blerë, ose sa shumë do të kushtojnë.
Në studimin e tyre, të botuar në Materialet e Avancuara Funksionale, studiuesit shtuan: Sistemi i zhvilluar në studimin aktual ka potencial që të përdoret në protezat pamore, në syze të rregullueshme dhe në robotikn e së ardhmes.