Ballina Rajoni FLAMUR KENA, KUR KA ASDRENA… – Nga Ramiz Lushaj

FLAMUR KENA, KUR KA ASDRENA… – Nga Ramiz Lushaj

Vargje përkushtim për shqiptarin e mirë, Asdren Çelaj i Vuthajve të Plavë-Gucisë –

 

 

 

1.

Një Asdren në Rumani

e shkroi Hymnin e Flamurit Kombëtar Shqiptar…

 

 

2.

Asdren Çelaj i Vuthajve,

Flamurin po e mban lart në Plavë-Guci,

Në të lavdishmen krahinë plot histori e bukuri.

E mban me kullë e jetë shqiptare në trojet e veta,

E mban me fjalë shqipe, shqiptarisht,

me muze etnografik…

me qëndrime e qëndresë me vepra.

 

 

3.

Flamurin Shqiptar nuk e mban vetëm shtiza, dora,

Nuk valvitetet vetëm në festa…e kështjella.

Flamuri mbahet në zemrat,

në jetët e veprat shqiptare…

Flamuri mbahet dhe me Asdrena…

 

 

4.

Kur e mban Flamurin Kombëtar Shqiptar:

te kulla e Babës,

te toka e Gjyshit,

te rranjët e Fisit.

te Fjala Shqipe,

te rrjedhat ujore në Vuthaj,

te liqeni i Plavës,

te flladi i vrrinit e i bjeshkës në Guci,

te ditët e tua të jetës,

te hapat e qëndresës,

te lartësitë e dinjitetit.

Bahesh palë e peshë e Flamurit.

 

Flamuri ka dhe peshën e Asdrenit…!

 

 

5.

Ne, Shqiptarët,

Gjithmonë Flamur Kombëtar do të kena,

Kur trolli ynë amtar ka Asdrena…!

 

28 korrik 2019