Chimichurri, salca e famshme prej menteje!

Kjo salcë e njohur ka pak përbërës, ju merr vetëm 5 minuta kohë dhe shoqërohet në mënyrë perfekte sa herë që gatuani perime apo mish në skarë.

Ingredientët

  • 1 tufë borzilok
  • 10 gjethe mente
  • 2 thelpi hudhra
  • 4 lugë gjelle verë të kuqe
  • 6 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle rigon i freskët
  • Kripë, piper për shije

Udhëzimet

1

Lani mirë erëzat dhe i copëtoni imët.

2

Në një blender bashkoni të gjithë përbërësit dhe i trazoni për 2 minuta.

3

Kalojeni salcën në një enë dhe e lini të pushojë në temperaturë ambienti për 20 minuta.

4

Pas kësaj salcën mund ta shoqëroni me perime të pjekura, apo mish skare duke i shtuar kështu akoma më shumë shije gatimeve tuaja.