Ballina Bota Vala e të nxehtit në SHBA shkakton viktima

Vala e të nxehtit në SHBA shkakton viktima

Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara ka përjetuar këto ditë një valë nxehtësie që ka shkaktuar të paktën gjashtë të vdekur.

Në të gjithë vendin, u anuluan aktivitetet në natyrë, si festivale, koncerte e ndeshje sportive. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit,
temperaturat e larta, edhe pse nën 40 gradë, jepnin ndjesinë e të qënit 43 gradë Celsius e më tepër, për shkak të lagështirës.

Në mbarë Shtetet e Bashkuara njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë brenda dhe t’i kushtojnë kujdes të veçantë të moshuarve.

Por metereologët kanë dhënë një lajm të mirë, një rrymë e ftohte ajri është duke ju afruar brigjeve lindore të vendit, duke sjellë pak fresk, por gjithashtu shira dhe stuhi që mund të shkaktojnë përmbytje.