Mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit të portorikan, San Juan, të mërkurën, duke kërkuar dorëheqjen e guvernatorit Ricardo Rossello.

Të rinj e të moshuar protestuan ndaj pakënaqësisë së tyre me qeverisjen e ishullit që sikurse thonë është e mbytur në korrupsion dhe ka tkurrur shërbimet e nevojshme publike.

Këngëtari Ricky Martin dhe aktori Benicio del Toro iu bashkuan protestuesve ndërsa ata marshuan drejt rezidencës së guvernatorit.

Protestat u nxitën pas publikimit të qindra faqeve mesazhe të një bisede të bërë në grup mes guvernatorit Rossello dhe anëtarëve të administratës së tij, me përmbatje seksiste e homofobike.

Zoti Rosello ka lëshuar një deklaratë duke kërkuar falje për komentet, por ka refuzon të japë dorëheqjen. Ishulli është zhytur në krizë. Ai po përpiqet të dalë nga një recesion që zgjat prej më shumë se një dekadë.