Në vitin 2016, 5.1 milion persona vdiqën në Bashkimin Evropian (BE), rreth 80 000 më pak se një vit më parë. Një e treta e këtyre vdekjeve kanë ndodhur tek njerëzit me moshë më të ulët se 75 (1.7 milionë, 33%), ndërsa 1.5 milion njerëz vdiqën në moshën 75 dhe 85 (29%) në vitin 2016. 1.9 milion vdekje kishin të bënin me njerëz të moshës 85 vjeç e lart (38 %).

Sulmet në zemër, kanceri: shkaqet kryesore të vdekjeve në BE

Pak më shumë se 1.8 milionë njerëz vdiqën nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (kryesisht sulme në zemër dhe goditje), ndërsa 1.3 milion vdiqën nga kanceri në vitin 2016. Këto ishin dy shkaqet kryesore të vdekjeve në BE, përgjegjëse për 36% dhe 26% të të gjitha vdekje respektivisht. Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut ishin shkaku kryesor i vdekjeve në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, me përjashtim të Danimarkës, Francës, Holandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku kanceri ishte vrasësi kryesor. Shkaku i tretë kryesor i vdekjes në BE ishte sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes, të cilat vranë 422 000 persona në vitin 2016 (8% e të gjitha vdekjeve në BE). Një pjesë e konsiderueshme e vdekjeve në BE ishin gjithashtu për shkak të aksidenteve dhe shkaqeve të tjera të jashtme të vdekjeve (237 000 vdekje, 5% e të gjitha vdekjeve në BE), sëmundjet e sistemit të tretjes (222 000 vdekje, 4%) sëmundjet e sjelljes si demenca (220 000 vdekje, 4%) dhe sëmundjet e sistemit nervor duke përfshirë Alzheimer (219 000 vdekje, 4%).

Shkalla e vdekshmërisë më e lartë në Bullgari, më e ulëta në Spanjë

Për të bërë një krahasim midis vendeve, numri absolut i vdekjeve në Shtetet Anëtare duhet të përshtatet me madhësinë dhe strukturën e popullsisë. Me 1 602 vdekje për 100 000 banorë, Bullgaria kishte normën më të lartë të vdekjeve në BE në vitin 2016. Pas kësaj u pasuan Letonia dhe Rumania (1 476), Lituania (1 455) dhe Hungaria (1 425). Në anën tjetër të shkallës, shkalla më e ulët e vdekjeve në Shtetet Anëtare të BE-së u regjistrua në Spanjë (829 vdekje për 100 000 banorë), përpara Francës (838), Italisë (843), Maltës (882), Luksemburgut (905 ) dhe Suedisë (913). Shkalla e vdekjeve ishte mesatarisht në 1002 vdekje për 100 000 banorë në BE në vitin 2016.