Në ditët e sotme një person mesatar në SHBA konsumon rreth 20% më shumë kalori sesa paraardhësit e tyre në shekullin e fundit, sipas një hulumtimi. Edhe pse njerëzit po bëhen më të vetëdijshëm për dietat e tyre, sërish nuk është gjithmonë e lehtë t’i zbatoni të gjitha rregullat e ushqimit të shëndetshëm. Për shembull, juve mund t’ju hahet një mollë në kohën e gabuar dhe mund t’ju shkaktojë probleme të zorrëve në vend të përmirësimit të tretjes. Për fat të mirë, kjo punë nuk do shumë shkencë, pasi janë disa rregulla themelore që ju duhet t’i zbatoni për të qenë të shëndetshëm. Bright Side madje hedh poshtë edhe disa mite në lidhje me zakonet e shëndetshme të ngrënies. Për më shumë lexoni më poshtë:

Bananet

Edhe pse mund të mendoni se bananet janë një mundësi e mirë për të nisur ditën, nëse ato konsumohen me stomakun bosh, ato mund të ulin nivelin e energjisë. Në fillim, pasi i konsumoni mund të ndiheni energjik në sajë të përmbajtjes së lartë të sheqerit, mirëpo pas disa orësh, ka gjasa që të ndiheni të lodhur dhe të uritur përsëri. Konsumi i bananeve gjithashtu mund të përbëjë një kërcënim për njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrëve të irrituara, duke shkaktuar diarre. Nëse nuk jeni gati të heqni dorë nga bananet në mëngjes, kombinojini ato me disa ushqime të tjera, mundësisht me ato që përmbajnë yndyrna të shëndetshme si gjalpi.

Kafja

Për shumë njerëz, konsumimi i një filxhani kafe menjëherë pas zgjimit është ndjesia më e natyrshme për t’u bërë, edhe pse në të vërtetë është e padobishme. Hulumtimet kanë treguar se pirja e kafesë para një vakti përmirëson tolerancën tonë ndaj kafeinës. Në orën e parë pas zgjimit, trupi juaj prodhon kortizol dhe është thelbësore që të mos e prishim këtë proces dhe ritmet natyrore biologjike. Pra, vetëm prisni pak dhe shijoni kafenë tuaj.

Sheqeri

Është më mirë të qëndroni larg sheqerit të përpunuar nëse po përpiqeni të mbani një dietë të shëndetshme, por ndonjëherë është e pamundur të mos bini në tundim. Nëse konsumoni më shumë sheqer seç duhet, nivelet e sheqerit tuaj në gjak rriten, duke shkaktuar lodhje dhe nervozizëm.

Mish

Mishi është një burim i madh i proteinave dhe vitaminave B, por mund të vendosë një ngarkesë të tepruar në sistemin e tretjes. Kjo është arsyeja pse është më mirë të evitoni biftekun para se të shkoni në shtrat. Nëse dëshironi të hani mish, duhet ta konsumoni 3 orë përpara se të shkoni në shtrat. Ju mund të hani mish gjatë ditës për të marrë proteina të mjaftueshme.