Në Hong Kong, policia përdori të dielën shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës kundër dhjetëra mijëra demonstruesve në qytetin Sha Tin, pranë kufirit me Kinën.

Protestat e përjavshme fillimisht u mbajtën për të shfaqur kundërshtimin ndaj një projektligji që do të lejonte ekstradimin e të dyshuarve për krime nga Hong Kongut në territorin e Kinës.

Tani që ligji për ekstradimin është pezulluar, demonstratat janë shndërruar në protesta kundër ndikimit negativ të Kinës ndaj Hong Kongut.

Ish-kolonisë britanike iu dha një autonomi e veçantë për 50 vjet pasi u kthye në sovranitetin e Kinës në vitin 1997. Por shumë njerëz në Hong Kong janë të shqetësuar se Kina po i dëmton gradualisht në këto të drejta dhe po e forcon kontrollin e saj ndaj territorit.