Autonomia e baterisë është një ndër karakteristikat më të rëndësishme në një smartphone. Lexoni më poshtë se cilët janë smartphone-t më të mirë për vitin 2019, të përzgjedhur nga faqja amerikane CNET

 

Kohëzgjatja e baterisë është sot një parametër gjithnjë e më i rëndësishëm në zgjedhjen e një smartphone. Prodhuesit ofrojnë modele gjithnjë e më të fuqishme, me më shumë RAM dhe memorie të brendshme, dhe mbi të gjitha, me ekrane të mëdha mjaft të shndritshëm, që konsumojnë shumë energji.

Megjithatë, ndryshimi në kohëzgjatjen e baterisë së smartphone, nuk është vetëm aftësia e akumulatorit. Sigurisht një bateri më shumë se 4.000 mAh i jep më tepër autonomi smartphone se një bateri 3.000 mAh, por në këtë pikë është i rëndësishëm edhe software, që hap dhe mbyll elementet e ndryshëm në smartphone.

Sot, në të gjithë smartphone-t e fashës së mesme dhe të lartë të vitit 2019, bateria zgjat deri në fund të ditës, gjithnjë nëse e përdorni në mënyrë të moderuar. Por çfarë ndodh nëse e përdorni smartphone në mënyrë intensive? Kjo është pyetja që shtron faqja amerikane CNET, që ka përzgjedhur 6 smartphone-t më të mirë për kohëzgjatjen e baterisë.

 

Apple iPhone XR

iPhone “ekonomik” 2018 njihet universalisht si një produkt mjaft i vlefshëm, pavarësisht kompromiseve të bëra nga Apple për ta shitur me një çmim më të volitshëm. Bateria është 2.942 mAh, por u ka rezistuar provave të CNET për 19 orë e 53 minuta. Ky është tregues i optimizimit të software nga ana e Apple.

 

Samsung S10 Plus

Bateria e smartphone top të gamës së Samsung është 4100 mAh. Sipas testimeve, telefoni qëndron i hapur për 21 orë, pavarësisht ekranit të madh dhe të shndritshëm AMOLED. Jo keq edhe modeli Samsung S10 normal, me bateri 3.400 mAh, e cila i jep autonomi telefonit për 18 orë.

 

Motorola Moto G7 Power

Motorola Moto G7 Power është celulari, kohëzgjatja e baterisë të të cilit është më e madhe se gjithë smartphone-t e marrë në analizë nga CNET: 23 orë e 10 minuta. Sekretin e dinë të gjithë: bateri gjigante 5.000 mAh, kapaciteti më i lartë ndër të gjithë modelet e testuar.

 

Huawei P30 Pro

Jo keq edhe autonomia e smartphone Huawei P30 Pro, që me baterinë 4.200 mAh qëndron i hapur për 22 orë e 57 minuta, pavarësisht ekranit OLED 6,47 inç dhe një hardware “i pari i klasës”. Edhe vëllai i vogël, Huawei P30 nuk mbetet pas, 21 orë e 31 minuta, me baterinë 3.650 mAh.

 

Samsung Galaxy Note 9

Në pritje të Samsung Galaxy Note 10, që do të prezantohet më 7 gusht, Note 9 mbetet një smartphone i mirë edhe sa i përket kohëzgjatjes së baterisë: 19 orë e 20 minuta nuk janë pak një pajisje me ekran AMOLED 6,4 inç, 512 GB memorie të brendshme dhe 8 GB RAM. Në këtë model luan një rol të rëndësishëm edhe procesori SoC Samsung Exynos 9810, 8 core, që është i fuqishëm, edhe pse nuk është më i fundit.

 

LG V50 ThinQ

Modeli V50 ThinQ i LG ka një bateri të mirë 4.000 mAh, por ekrani OLED 6,4 inç, procesori Snapdragon 855, 6 GB RAM dhe 128 GB memorie e brendshme konsumojnë mjaft energji. Telefoni qëndron i hapur për 17 orë dhe 49 minuta, por pëlqehet mjaft për 5 kamerat e tij dhe ndërlidhjen 5G.