Ballina ED/OP Kush je!? Nga je!? – REPORTAZH NGA BASHKIM SALIASI

Kush je!? Nga je!? – REPORTAZH NGA BASHKIM SALIASI

E premte 21 qershor. I fokusuar në kompjuter me hartimin e librit të shkollës “Vëllazërimi” një zile telefoni bëri që të ndërpres punën dhe t`i përgjigjem bashkëbiseduesit.

-Përshëndetje!- foli telefonuesi.

-Përshëndetje! – ia kthej dhe në moment njoha zërin e shokut tim të viteve të rinisë

-Jam Zagolli,- më thotë.

-Po Zagoll,- të njoha nga zëri dhe pse kemi shumë kohë pa u parë e dëgjuar.

Në mes të bisedës ai më pyetë se si do të udhëtojmë për në Fier, të ndarë apo të gjithë bashkë.

-Të pyes shokun tim, komandant Pëllumb Bajraktari dhe pilotin Gëzim Ismaili dhe më pas do të kthejë përgjigje.

-Dakord, – mbylli telefonin shoku im që vazhdon punën në policinë e shtetit, kurse dy shokët tanë që përmenda më lartë janënën/kolonelë, secili në profesionin e vet janë në pension të parakohshëm.

Nuk vonoi dhe shoku im Pëllumb Bajraktari më bëri me dije se nesër do të udhëtojmë me makinën e Gëzimit për në Fier të katërt. Dakord i thashë  dhe më pas telefonoi edhe Gëzimi. Kështu të katër shokë, që banojmë në Tiranë, organizuam udhëtimin për në Fier.

22 qershor.

E quajta me vend që muajin qershor ta quaj të begatë për arsye se në këtë muaji u realizuan disa ngjarje që lanë mbresa në kujtesën time. Së pari realizuam takimin pas 45 vitesh të mbarimit të arsimit të mesëm dhe dolëm mësues për ciklin fillor, pavarësisht se një pjesë e jona morën drejtime të ndryshme në arsimin e lartë, por shumica ushtruan profesionin e nderuar të mësuesisë.

Së dyti, në datën 25 qershor, mora lajmin e mirë se libri i pestë im që titullohet “Parnasi sheh me bisht të syrit”, pa dritën e botimit.

E treta, së shpejti do tëfuts për botim librin e gjashtë “Historiku i shkollës “Vëllazërimi”.

2.

Në mëngjes së bashku me Zagollin dhe Gëzimin pimë kafe në Laprakë, përballë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, afër shtëpisë së Gëzimit dhe më pas  te “Shqiponja” morëm edhe shokun tjetër, Pëllumbin.Pas përshëndetjes së zakonshme midis shokësh pyetëm (komandantin), Pëllumbin të na tregonte për organizimin e takimit tonë për të cilin ai kishte një meritë të veçantë, së bashku me Fatbardha Shkurti Demaj dhe Margarita Shehu Malaj, që ishin marrë me organizimin dhe lajmërimet në rrjetet sociale të atyre që mund të vinin në takim. Në vitin 1974 mbaruam pesë matura, mesatarisht rreth 200 nxënës dolëm mësues dhe u shpërndamë në rrethet:  Fier, Vlorë, Tepelenë, Lushnjë, Skrapar, Përmet, Krujë, Burrel, Kurbin.

Shkurtimisht Pëllumbi na tregoi se kemi planifikuar një vizite te shkolla pedagogjike dhe më pas do të shkojmë në një lokal në Qafë Koshovicës, Bar restorant “Kodra e Gjelbër” ku do shikojmë një videoklip nga jetë në shkollë dhe më pas do ulemi të hamë drekë.

Gjatë rrugës na tregoj për Fatmir Manen që banon në Itali dhe nuk kishte mundësi të vinte  në takim për arsye pune. Për Hekuran Duçkën që gjendej në Athinë dhe një muaj para kishte qenë në Shqipëri e ditën që ne organizonim takimin priste fëmijët nga Suedia dhe Rumania që vazhdonin studimet.

Na foli për Kadri Idrizin dhe Bilbil Idrizin, të cilët kishin konfirmuar se kishin arsye të forta që nuk mund të vinin dot në takim.

Na tregoi për mësuese Dianën që kishte folur në telefon dhe banonte në Tiranë, por ajo do merrte pjesë në takim. Kishte gjetur edhe mësuese Mirka Çalën, e cila, edhe ajo nuk do mungonte. Profesor Gjergji është në Amerikë dhe Minella Sara e Drita janë në Francë etj.

Një pjesë e mësuesve kanë ndërruar jetë si mësuesja kujdestare Afërdita Çërra, drejtoresha e shkollës Bubulina Mici, mësuesi edukimit fizik, Pipi Jani, n/drejtori shkollës Anastas Pogaçe, mësuese e fizikës, Adriana Panda, mësuese e matematikës Zhani Aleksi, n/drejtorin Fan Gjini,  etj.

Dalëngadalë po i afroheshim lokalit “Pilo Lala”.

-Qëndrojmë pimë një kafe,- propozova.

-Nuk ia vlen, – më kundërshtoi Pëllumbi, – e ka prishur dorën ky.

Ramë dakord që të uleshim diku tjetër.

Rrugën nuk po e ndienim duke treguar episode nga jeta konviktore dhe në të dalë të Lushnjes përsëri u kujtova shokëve se na duhej një kafe për t’u çlodhur pak…Aty bëmë foton e parë të katër shokët që po udhëtonim nga Tirana. Vetëm unë nga të katër punoja në arsim, kurse Zagolli mbaroi Akademinë e rendit dhe, pas viteve ’90 punonte në policinë e shtetit, Pëllumbi mbaroi shkollën e Bashkuar dhe më pas Akademinë Ushtarake, kurse Gëzimi vazhdoi shkollën në Vlorë për pilot, më pas Akademin e Forcave Ajrore Turke në tre vite dhe fitoi gradën kolonel, kurse Pëllumb Bajraktari doli në pension me gradën n/kolonel.

Zagoll Gjoni, (Oficer policie), Bashkim Saliasi n/drejtor shkolle, Pëllumb Bajraktari, (N/kolonel, biznes privat), Gëzim Ismaili, Pilot, (n/kolonel, pension).

Jam krenar me shokët e mi se, pothuajse të gjithë arritëm të mbaronim arsimin e lartë dhe të kontribuojmë në sektor të ndryshëm të vendit tonë.

Gjatë rrugës treguam me aq dije sa kishim se disa nga shokët tanë kanë ndërruar jetë. Xhovalin Hidri nga Kruja, për të cilin më tregoj shoku im i shkollës së lartë Vasil Staka, drejtor shkolle në Fushë-Kuqe, se shoku jonë mbaroj arsimin e lartë për mësues edukimi fizik dhe kohët e fundit hapi një biznes ndërtimi. Ka dy vjet që ka ndërruar jetë.

-Po,- tha Zagolli,- dhe Ylli Qorri ka dy vit që ka ndërruar jetë nga një sëmundje e keqe. Kështu treguam me radhë për sa dijeni kishim se Vjollca Bano nga Fieri, Kalem Abdullai nga Vinokashi i Përmetit, Jakup Shameti nga Skrapari etj, etj, kanë ndërruar jetë.

-Qoftë dheu i ëmbël!- ngushëlluam njëri-tjetrin…

Kur ju afruam Vajkanit ju kujtoj shokëve të mi se në këto kodra dhe në fushat që shtrihen në të dy anët e rrugës, nëse iu kujtohet, kemi mbledhur rrush, korrur misër dhe mbledhur pambuk në muajin e punës fizike, shtator, tetor dhe në nëntor, kohë në të cilën grumbullohej pambuku.

-Po tha, Gëzimi dhe Zagolli, te kjo urë e Mbrostarit shpëtuam paq me atë furgonin e ati djalit të degës ushtarake, Fuatit. E pësoi vetëm Baftjar Shehu që u hodh nga furgoni e theu krahun, kurse për ne të tjerët të rroj qiparisi që e pengoi furgonin se do kishim përfunduar në lum.

  • A u kujtohet ai djali, të cilit ia kam harruar emrin, që nuk hidhej dot nga shtylla katër metroshe dhe oficer Xhevdeti e la atje gjithë paraditen derisa mbaruam stërvitjen ushtarake. Qeshëm me veprimin e oficerit që u soll keq me shokun tonë, por ne nuk kishim fuqi ta ndihmonim shokun tonë që oficeri të ndërronte urdhërin.

Deri sa arritëm në Fier në lagjen “Liri Gero”, ku tani gjendet shkolla e muzikës, dikur shkolla pedagogjike nuk ngeli histori pa treguar dhe një vend të rëndësishëm zuri dhe ajo e dënimit që na bëri profesor Gjergji Toska se nuk i treguam kur po futeshim në kapanon në ora 11 të natës se kush e bëri p…… dhe ai na çoi në kodrat e Apollonisë dhe na detyroi që të bënim, (dënim) pozicionet e vetmbrojtjes barkas, në këmbë dhe vetëgroposjen si masë mbrojtëse kundër diversantëve…

Në fakt ndodhën dy ngjarje. Një ishte ajo që tregova më lartë dhe tjetëra që Fatmiri zbrazi automatikun me fishek manovre. Profesor Gjergji na nxori nga kapanoni dhe na kërkoj të tregonim shokët, por ne nuk e bëm dhe për këtë ai na la pa gjum gjithë natën, deri në ora 3 e mëngjesit.

-Po aksioni në Dragoshtun të Librazhdit në muajin qershor të vitit ’72 dhe tjetrin në muajin shtator të vitit ’73 në Quks në hekurudhën Elbasan-Përrenjas a e mbani mend, pyeta shokët e mi.

Në Dragoshtun flinim në kapanon së bashku me pedagogjikasit e Elbasanit si në krevat Perandori me dy kate prej dërrase pa ndarje, (shtroma me dërrasa dhe dysheku me kashtë në vijë të drejtë) dhe çarçafët i lanim në lumin Shkumbin.

Më e forta ishte se kur jepeshin rezultatet në mbrëmje nga shtabi aksionit, aksionistët e shkollave të mesme, pedagogjikja e Elbasanit, Fierit dhe shkolla e kulturës Tiranë merrnim flamurin sipas punës që bënin, kurse studentët e Shkodrës, që kishin mbaruar vitin e dytë, por ishte marrë vendim që Instituti të bëhej nga dy vjeçar në trevjeçar   nuk dilnin në punë (shumica), por gjithë ditën bënin plazh në lumin Shkumbin. Në darkë kur lexohej komunikata ata i nxirrnin me 10-15 për aq punë sa bënin studentët që nuk neglizhonin në zbatimin e rregullave, kurse pjesa  tjetër s’e prishnin terezinë fare.

-A iu kujtohet që shpesh na vizitonin këngëtarë të njohur në ato vite si Sherif Merdani, Liljana Kondakçi etj dhe mbrëmjet s’kishin të mbaruar dhe ne jo vetëm argëtoheshim, por mësuam dhe morëm kulturën e punës se si të përdorim kazmën, lopatën, karrocën etj.

-Në një farë mënyre ai lloi organizimi i komponentëve të shkollës na përgatiti që të ishim të gatshëm të përballonim çfarëdo lloj sfide në jetë, – thamë pothuajse të katërt me një gojë.

-Po më e bukura ishte aksioni në Quks në muajin shtator 1973, kur filluam vitin e katërt dhe fjetjen e bënim në çadra dhe për të mbushur dyshekët me kashtë na çuan nëpër kavaletat që kishin përgatitur kooperativistët për të ushqyer lopët gjatë dimrit.

-Natë për natë punonim turni tretë dhe tërë paradite kërcenim në shtëpinë e kulturës, flinim a s’flinim 2-3 orë deri në ora 10-11 paradite…

-Po, po, – tha Pëllumbi,- atë muaj u bëmë si arinj, pa qethur e rruar se nuk kishim kohë të merrnim frymë nga puna…

-Rini, rini, – thamë të katërt me një gojë…

Kështu kaloj rruga duke biseduar dhe bërë shaka me njëri-tjetrin, duke kujtuar ngjarje dhe histori nga jeta shkollore si në procesin mësimor, edukimit fizik dhe zborit ushtarak në Repartin e Shëndëllisë në Fier.

Përballë shkollës pamë një grup burrash të thinjur dhe disa pa flokë e më tej disa zonja që takoheshin të përmalluar me njëra-tjetrën.

Zbritëm nga makina dhe iu afruam grupit.

-Ti do jesh Kujtim Brahimaj, – i them shokut që më doli përpara.

-Po unë jam, Kujtim Brahimaj nga Tepelena.

-Po ti qënkërke bërë goxha burrë se ke qenë shumë i vogël në ato vite…

-Ti tjetri do jesh Baftjar Shehu…, dhe, kështu me radhë, por kur erdhi radha te bashkëfshatari im Qani Ymerali, duke më parë drejtë e në sy më pyeti:

-Po ti kush je?! Dhe nga je?!

-Si,- i them paksa i habitur,- nuk më njeh!?

-Jo, nuk të njoh!?

-Jam Bashkim Saliasi, shoku yt, i 8 vjeçare-s në Dobrushë dhe i shkollës së mesme në Fier nga viti 1970-1974.

Këto ishin dy fjalët e para që dëgjuam, porsa zbritëm nga makina para shkollës Pedagogjike Liri Gero në qytetin e Fierit. U takuam të përmalluar dhe nuk gjenim fjalë për të përshëndetur njëri-tjetrin.

Më vonë do merrja vesh se shoku im Qani Ymerali, para pesë vjetësh kishte pësuar një goditje cerebrale dhe tre ditë kish kaluar në gjendje kome dhe për gjashtë muaj radhazi kishte marrë një kurë shumë të fortë.

-Tani jam mirë, – tha i qetë dhe pa e prishur terezinë. U prezantuam me Astrit Rabia, Fatmir Çepele, i cili nuk qëndroi në lokal gjatë drekës pa na treguar arsyen e largimit. Më pas u takuam me dy shoqet tona të klasës Florenca Halili Saliaj dhe Engjëllushe Qafoku Bregu dhe shoqet që qëndronin krah tyre si: Fatbardha Shkurti Demaj, Margarita Shehu Malaj, Yllka Bano etj. Pëllumbi na prezantoi me dy mësueset tona Diana Doko dhe Mirka Çala dhe na ftoi që të vizitonim ambientet e shkollës.

Mungonin shumë shokë e shoqe të klasës sonë si Arsino Golemi nga Pojani, Estref Hoxha nga Strumi, Rroskovec,  Trifon Prifti nga Semani, Fier, Miranda Pelari, Donika Profi, Xhevahire Duka nga Burreli, Hyrije Voda, nga Vokopola, Berat etj.

Hymë në oborrin e shkollës, ku roja na bëri me dije se shkolla është duke u lyer dhe klasat janë boshatisur. Së bashku me Zagollin u ngjitëm kat më kat dhe kujtuam klasat ku zhvillonim orën e kimisë, kabinetin e fizikës, atë të gjeografisë etj. Kur u ngjitëm në katin e tretë, i them Zagollit:

-Ja kjo është klasa jonë kur u ulëm për herë të parë në shtatorin e vitit 1970 dhe ishim 52 nxënës. Drejtore Bubulina Mici, mendoi që ne djemtë të na ndante nga 4-5 në çdo klasë, por pas një jave ndërroi mendje dhe klasa jonë u formua nga vajza dhe djem. Ishim e vetmja klasë e I qi ndërtohej nga djem e vajza, kurse  klasat e tjera përbëheshin vetëm me vajza.

Çdo gjë e tjetërsuar në të gjithë ambientin e ish shkollës pedagogjike, që tani ishte kthyer në shkollë muzike. Këtu realizuam dhe fotot e para me shokët e klasës para se të ngjiteshin në ambientet e brendshme të godinës.

Si një paradë më kaloi parasysh gjithë jeta e vazhdimit të shkollës në vitet 1970-1974.

Në bisedë e para që zhvilluam mora vesh se shumë nga shokët tanë kishin ndërruar profesionin në vitet e demokracisë dhe punonin në sektor të rëndësishëm

  1. Dy fotot e para, grupi djemve që arritën të parët para shkollës
  2. B Saliasi, A Rabia, B Shehu, Z Gjoni, K Brahimaj, P Bajraktari, Q Ymerali

Si dallëndyshet që nisen për shtegtim dhe rikujtojnë vendin e tyre ku janë rritur dhe ushqyer para 45 vjetësh edhe ne pedagogjikasit e maturës së vitit’74 zbritëm në qytetin e Fierit më 22 qershor. Edhe pse dita ishte shumë e nxehtë, takimi jonë dukej si një ëndërr. Para syve të secilit nga ne shfaqej një profil që për momentin nuk të kujtonte asnjë gjë, por në momentin që tjetri prezantohej me emër e mbiemër dhe nga vinte dhe ku banonte, si  në një film bardhë e zi, kujtesa fillonte dhe aktivizohej duke risjell të freskët profilin e gjithsecilit nga ne.?!

-Kujtimet e viteve të rinisë vinin vetvetiu si pranvera që vjen pas një dimri të ashpër me fruta gjithfarë llojesh dhe freskinë e mendimeve të harruara në kohë gjallëroheshin dalëngadalë…

Nuk kishin të mbaruar dhe batutat ndërmjet nesh..

-Ti je ai që fikje dritat?!

-Kush i mori petullat?!

-Ti je ai që na bëje rreshtimin në mëngjes, drekë e darkë për tu futur në mencë!?

-Ti je ai që e jepje aq bukur komandën e rreshtimit në mëngjes etj, etj….

Batuta si këto filluan të dëgjoheshin në veshët tanë, të cilat filluan të zgjojnë kujtimet e viteve të mbetura në harresë.

Më pas u mblodhëm para konviktit, ku shoku ynë Pëllumb Bajraktari me atë zënë e bukur që i buron nga shpirti për vitet që ne vazhduam shkollën jepte komandën: Shkolla, gatitu, shoku komandant i shkollës, nxënësit janë rreshtuar për fillimin e mësimit, raporton Pëllumb Bajraktari dhe komandanti i shkollës. Zia Paja buzëqeshte lehtë dhe thoshte komandën e radhës, shkolla qetësohu, na bëri me dije agjendën e veprimtarisë.

Pëllumbi e imitonte komandantin e stërvitjes së shkollës z Zija Paja, origjinal sikundër jepte komandën vet komandanti, por dhe ai kishte qejf ta dëgjonte shokun tonë kur raportonte dhe e donte atë, ku vite më vonë të dy do bëheshin kolegë me uniformën ushtarake…

Nga klasa jonë e IV E u mblodhën gjithsej 10 vet dhe disa për arsye se gjendeshin jashtë shtetit përshëndetën me telefon, Hekuran Duçka që jetonte në Athinë, Fatmir Mane dhe Kadri Idrizi që banonte në Greqi, por shumë shokë e shoqe nuk ishin lajmëruar për arsye se nuk ua dinim adresën.

Më pas kaluam në ambientet e konviktit, por që nuk mundëm të hynim dot brenda sepse dera ishin e kyçur dhe na thanë që do kalojmë majtas në katin e dytë të ish jetimores në ato vite, që ne  vazhdonim pedagogjiken, kurse sot ishte kthyer në klasa.

Shoqja jonë Florenca Halili Saliaj, tani në pension, por që mbaroj dhe punoj mësuese e profilizuar në lëndën gjuhë-letërsi kish bërë shaka me mësuese Dianën dhe i kishte treguar se ajo, në një hartim, nuk më i kishte vënë dhjetë se kishte bërë gabim në vendosjen e shkronjës ë te një fjalë.

Mësuese Diana edhe pse e thyer në moshë nuk përtoj, por u ngrit dhe mori shkumësin dhe shpjegoi se kur qëndron shkronja ë dhe kur bien ë në fjalët shqipe me shembuj konkret në dërrasën e zezë..

Në mes shakasë dhe situatës gazmore që u krijua përshëndeti më pas shoqja e maturës paralele Fatbardha Shkurti Demaj që, së bashku me Pëllumbin bën të ditur agjendën e lëvizjes për në Qafën e Koshovicës për të kaluar së bashku drekën.

Dolëm përsëri në oborrin e konviktit dhe qëndruam përballë dhomës së madhe ku ne djemtë e vitit të dytë dhe të parë, sepse shkolla një vit kishte që ishte hapur, na sistemuan aty të gjithëve bashkë mbi 50 veta, por shpejtë na shpërndanë në dhomat e katit të tretë.

Si një revistë më kaloi parasysh roja i shkollës, Harilla që çdo mbrëmje dhe mëngjes i binte ziles që ne të kryenim veprimet e planifikuara nga drejtoria e konviktit dhe në ora dhjetë të binim në gjumë. Kujdestaret Dashuri Dume, Pirro Boçova, Jolanda, drejore e konviktit Vera Çela etj.

Kuzhina në të cilën hera herës bënim “postë” në ndihmë të personelit të kuzhinës dhe nga dritarja mbrapa ku mbahej buka kishim hapur një vrimë në rrjetë dhe  jepnim shoku-shokut bukë para se të shtrohej mensa në ora 1 e 30 me ndonjë rrotë preshi apo çfarë kishim mundësi të gjenim pa na parë personeli kuzhinës…

Vite të vështira për moshën tonë…

Ishim të rinj dhe kërkonim ushqim, por mundësia aq ishte caktuar dhe ishte e normuar, por ne kishim nevojë se ishim në rritje e sipër… Kush e ka provuar jetën e konviktorit dhe ushtrisë e di mirë se çdo të thotë konviktor apo ushtar dhe më kupton shumë mirë kur të lexoj këto rreshta duke kujtuar ato çaste pritje që do haje kur s’të hahej dhe do flije kur s’të flihej.

Ngjarja më e hidhur për ne pedagogjikasit qe viti 1972, ku sëmundja e zgjebes na izoloi për disa ditë në konviktin sepse u dizifektuan të gjitha ambientet. E në vazhdën e kujtimeve duke ecur në oborrin ku luanim dhe argëtoheshim me lojërat tona, Gëzimi dhe Zagolli më kujtuan ambientet ku zhvillonim fizkulturën e mëngjesit, apo mësuam biçikletën duke i marrë me qira 3 lekë orën dhe këto ambiente ishin transformuar dhe kishin mbirë kërpudha, por dikush ishte kujdesur që krahas tyre të vendoste dhe disa pemë që bënin hije dhe i jepnin bukuri ambienteve të shkollës ish pedagogjike.…

Më në fund ora shkoi 11.00 dhe pasi u rregulluam të gjithë nëpër makina, morëm rrugën për në Qafë të Koshovicës.3.

Shokët e shoqet pjesëmarrës të klasës së IV E që morën pjesë në këtë takim pas 45 vjetësh ishin: Florenca (Halili), Saliaj, Engjëllushe (Qafoku) Bregu, Pëllumb Bajraktari, Gëzim Ismaili, Zagoll Gjoni, Bashkim Saliasi, Baftjar Shehu, Kujtim Brahimaj, Qani Ymerali, Teki Kumaraku.Në drekën e organizuar morën pjesë personat e poshtëshënuar:

Pëllumb Bajraktari, Florenca Halilaj, Gezim Ismaili, Engjellushe Qafoku, Bashkim Saliasi, Kujtim Ibrahimi, Margarita Malaj, Baftiar Shehu, Fatbardha Shkurti, Zagoll Gjoni,  Dallëndyshe Jonuzi, Lavdije Agalliu, Florina Licaj, Myzejen Hodo, Hajdine Sulaj, Qani Ymerali, Vjollca Lakuriqi, Emel Sulaj, Sofika Miho,  Astrit Rabiaj, Luljeta Hyseni, Fanije Tuni, Vojsava Hoxha, Violeta Zotaj, Yllka Bani, Donika Laska, Olimb Guxho, Yllka Nako, Diana Doko,  Mirka Cala,  Zyra Mahmutaj.

Foto e realizuar para mensës ku gjendej konvikti në ato vite (Në këtë derë hymë e dolëm për katër vjet reshtë nga viti 1970-1974

Bukurinë takimit tonë ia shtoi dhe prania e dy mësueseve Diana Doko, mësuese e gjuhë-letërsisë dhe Mirka Çala, mësuese e gjuhës ruse.

Në ambientet e jashtme të lokalit para se të futeshim brenda realizuam këto foto në shenjë kujtimi për datën e takimit.

Në qendër mësuese e rusishtes Mirka Çala dhe veshur me bluzë të kuqe mësuesja e gjuhë-letërsisë Diana Doko

Organizatorët e takimit Pëllumb Bajraktari dhe Fatbardha Shkurti na ftuan që së pari të shikojmë një video-klip të përgatitur nga Fatbarsha Shkurti Demaj, Margarita Shehu Malaj dhe Pëllumb Bajraktari.

Ankth dhe emocione…

Në videoklip u paraqitën aspekte nga jeta në shkollë, aksione, stërvitje ushtarake dhe jeta private. Ndryshim rrënjësor. Dikur të freskët, rinorë, të mbushur dhe elegantë, tani flokëbardhë ose pa as një qime në kokë paksa të kërrusur dhe me faqe të rreshkura si një fik i pjekur vjeshtak…

Në përfundim të videoklipit prezantuesja propozoi një minutë heshtje në emër të shokëve e shoqeve tona,  të cilët nuk jetojnë më.

Të gjithë në këmbë dhe pasi mbajtëm një minutë heshtje  një zëri uruam:

-Qoftë kujtimi i pa harruar i shokëve dhe shoqeve tona!

Dreka pati emocionet e veta dhe kaloi për bukuri. Të gjithë gëzonin dhe lumturoheshin duke folur me njëri – tjetri për familjen, fëmijët, vendbanimin dhe për shokët dhe shoqet që kishin patur mundësi t`i takonin gjatë këtyre 45- vjetëve.

Aktivitetin pas shfaqjes së videoklipit e hapi Fatbardha Shkurtaj Demaj. Pak a shumë fjalët e saj qenë këto:

-Ju uroj mirëseardhjen! Ju ftoj t`i harrojmë hallet dhe punët dhe t’u kthehemi edhe një herë viteve të rinisë. Të këndojmë dhe të vallëzojmë si në ato vite.

U krijua një atmosferë mjaftë gazmore dhe pothuajse të gjithë kënduan dhe kërcyen si dikur në moshën e rinisë, por sipas takatit sepse mosha bën të vetën.

Në përfundim Fatbardha propozoi që të gjithë së bashku të bëjmë një ekskursion nga muaj shtator-tetor dhe u caktua data tjetër e takimit në 22 qershor të vitit 2020.

U ndamë me shokët e shoqet për t`u takuar vitin tjetër po në qytetin e Fierit.

Në kthim treguam për përshtypjet dhe mbresat shumë të mira që mbetën te gjithsecili nga ne.4.

Bashkim Saliasi: Përshëndetje shoku im Pëllumb. Mirë e ke menduar. Urime për nismën që ke marrë. Ndoshta takohemi ndonjë ditë nga afër të tre më Shokun tonë Gëzimin dhe flasim nga afër. RESPEKTE

Fatmir Mane: Do ishte një gjë shumë e bukur të realizohej vërtetë ky takim. Por besoj se një pjesë si puna ime që kanë emigruar jashtë shtetit do e kenë shumë të vështirë të asistojnë së bashku me shokët e shoqet.  Gjithsesi, gjithë atyre shokëve e shoqeve të  mi që do të munden të jenë në këtë takim të mrekullueshëm, nëse vetë nuk do të mundem të vijnë, do ju uroja me gjithë shpirt t`ja kaloni sa më mirë e më bukur!

Reagimet në faqet e Facebookut: Kjo fotografi

Margarita Shehu Malaj: Shumë bukur ju shokët tanë të mirë fare!!!! Shëndet e lumturi ju uroj nga zemra !!!

Lushi Bregu: Paçi jetën e gjatë shokët e mi të pedagogjikes. Shëndet dhe gëzime në familjen tuaj.

Kujtim Brahimi: Shumë bukur! I urojmë jetë e shëndet të plot stafit që u mor me këtë punë, Fatbardhës, Margaritës, Pëllumbit e Baftjarit!.Respekte pafund për Ta!

Kujtim Brahimi: Të gjitha këto figura në këtë foto kanë shërbyer e shërbejnë në fusha të ndryshme të jetës ekonomike e shoqërore të vendit. Të kenë jetë e shëndet të plotë pranë fëmijëve e familjeve të tyre!.

Pellumb Bajraktari: është me Kujtim Brahimi .24 June në 1:11 MD

45 Vjet më parë hymë në një shtëpi të madhe që quhej shkollë. Për katër vjet jetuam bashkë, studiuam bashkë, hëngrëm bashke dhe u ndamë nga kjo shtëpi me kujtime të bukura dhe plot ëndrra për të ardhmen.Pas 45 vitesh shihemi përsëri në këtë shtëpinë tonë me plot nostalgji. Kemi shumë për t’i thënë njeri – tjetrit. Vetëm dy pyetje nuk morën te gjitha përgjigjet: Kush je ti? Kush jam unë,? Po ti kush je? Jeta ka bërë të veten, por për të gjithë pjesëmarrësit mbetet një dite e veçantë dhe shume mbresëlënëse. Ju uroj te gjithëve shëndet dhe jetë të gjatë.

U mbledhshim gjithmonë për të mira e për gëzime!

Margarita Shehu Malaj: Një takim që do të mbahet mend gjatë … për më kryesoren arsye : u takuam pas 45 vjetësh…. kur ne realizuam me përkushtim misionin tonë fisnik. Mirënjohje e dashuri për njëri – tjetrin, mësuesit tanë, prindërit tanë ….nxënësit tanë që na falën veç mirësi!

Jona Caushaj: Shumë kujtime të bukura, kjo po është shoqëria e vërtetë dhe pas takimit të shumë viteve asgjë nuk ka ndryshuar …për të ardhur keq është,  por marr brezin tim kjo gjë nuk ekziston …Respekt pa fund për ju zysh Margarita Shehu Malaj dhe maturën e atyre viteve shumë urime.

Aljosha Korkaj: Këto 45 vjet, përveç kujtimeve dhe mbresave, janë dhe koleksioni i vlerave profesionale tuaja, siç është arti i mësimdhënies, apo edukimi i dhjetëra e dhjetëra brezave! Përgëzime dhe mirënjohje përkushtimit tuaj si edukatorë!

Lemi Zhupe Vermikbook: Sa diçka e bukur, bravo motra, u takofshi sërish e sërish sepse është sikur t’i hedhesh një sy ditarit të zemrës….. Të përqafoj!!

Fatmir Mane27 June në 12:23 PD ·

Sa mirë do ishte të kisha dhe unë mundësinë të merrja pjesë mes shokëve e shoqeve të rinisë në këtë takim të mrekullueshëm!!! Gjallë a vdekur, nëse organizojmë një tjetër të tillë, do të jem mes këtyre shokëve e shoqeve të mrekullueshëm që Zoti më dha mundësinë t’i njoh nga afër.

Faik Mero: Mrekullia më e madhe të kthehesh në kohën e asaj moshe dhe me ata shokë. Gjeja më e mirë që mund të bëhet dhe bravo, pasi e kemi ndjek përgatitjen e këtij takimi dhe rolin tuaj Siç ke qenë, do të mbetesh i nderuar dhe i dashur P . Bajraktari.

Margarita Shehu Malaj: Për ty shoku ynë i mrekullueshëm Pëllumb Bajraktari për gjithë mirësinë e korrektësinë tënde ndër vite dhe mrekullinë e organizimit e realizimin e këtij takimi!! Qofsh i ri, i papërtuar e i lumtur pambarim familjarisht!!

Lushi Bregu: Faleminderit Pëllumb Bajraktari që na mundësove këtë takim kaq të bukur. Jemi mrekulluar të gjithë. Nga fillimi deri në fund të takimit qe një organizim i shkëlqyer. Paç shëndet dhe gëzime në familjen tuaj!

Foto e pjesëmarrësve në eventin me rastin e 45 vjetorit të takimit të maturës së vitit 1974

Vojsava Hysi: Ne 18 vjeçarët e matures1974, edhe pas 45 vitesh në atë foto para atyre dy mësueseve që kemi në mes u ndiem po njësoj 18 vjeçar në sytë e tyre.

 

Margarita Shehu Malaj: Çaste të mrekullueshëm!!! Jetë të gjatë dhe lumturi uroj për gjithë shoqërinë tonë!! Respekt pa fund për profesorët tanë të talentuar e të përkushtuar!!!

Zagoll Gjoni: S’kishte si të ishte ndryshe emocion i paparë. Ja dhoma ku kaluam bashkë katër vjet, ku njeri nga ne mungonte, Ylli Qorraj. Shumë e dhimbshme dhe prekëse kur më pyesnin flisja me gjysmë zëri. Ka ndërruar jetë. Shumicën e shokëve i njohëm vetëm kur thoshin emrin. E shijova pa masë këtë takim. Bravo Pëllumbit për iniciativën. Shokët dhe shoqet e mia paçin shëndet dhe gjithë të mirat e botës.  U takofshim në takime të tjera.

Bashkim Saliasi: 45 vite, dyzetepesë pranvera. Ikën fluturuan si dallëndyshet që furtuna i shpërndau në rajone të ndryshme dhe për një moment koha u qetësua, dielli ndriçoj mugëtirën dhe rrugët u bën dritë. Dallëndyshet u kthyen në folenzën e tyre dhe me nostalgji kujtuan vitet e bukura të adoleshencës. Bashkohem me mendimin e shoku tim Pëllumb Bajraktari, se dy pyetje ishin të parat që i bëmë njëri-tjetrit.

-Kush je!?

-Nga je dhe ku banon? Nga 250 vetë që filluam në vitin e parë në vitin 1970 nuk jam i sigurt sesa arritëm të merrnim diplomën e mësuesit, të cilën disa nga ne do e “braktisnin” duke përqafuar profesione të tjera, por pavarësisht ndërrimit të profesionit ne të gjithë mbetëm mësues dhe shokë e shoqe që respektonim njëri-tjetrin. Takimi shkoj shumë bukur dhe bukurin ia shtuan dhe dy mësueset tona Diana Doko dhe Mirka Çala të cilat u bënë palë me ne.

Kujtim Brahimi: E adhuroj penën tuaj! Respekte për shkrimet e tua!!!.

Bashkim Saliasi: Faleminderit Kujtuam. Respekte

Bashkim Saliasi: Po u ndjek me kënaqësi në shkëmbimin e mendimeve dhe mbresave që na la takimi. Vazhdoni se unë do reagojnë pak më vonë….Ju përshëndes dhe jeni të ftuar për kafe pas datës 30 qershor…

Hana Hoti: Ju lumtë! Sa bukur! Unë u ktheva në kohë 46 vite më parë. Duke parë fotot e videon u mallëngjeva shumë. Ju uroj jetë të gjatë shëndet e mbarësi kudo ku jeni. Ju përqafoj fort si motra juaj më e madhe.  Flm. Pëllumb!

Hajdine Micaj: I paharruar do të ngelet ky takim mbas 45 vjetësh. Një meritë të veçantë Kanë organizatorët Fatbardha Shkurtit, Pëllumb Bajraktari e Margarita Malaj.

Qato Bardhyl: Shoqëria ka nevojë për organizim, jo të gjithë janë organizatorë , ata janë të rrallë,komplimente Pëllumb!

Rean Megi Filaj: Shumë bukur! Shëndet dhe jetën e gjatë! Të duam shumë baba. Titi

5

Kanë kaluar po thuajse dy javë dhe ndjesia dhe reagimi qe shumë i shpejtë. Shokët dhe shoqet që arritën të takohen në qytetin e Fierit pas 45 vitesh jo vetëm që shkëmbyen numrat e telefonit, por mësuan shumë për njeri-tjetrin, familjet e tyre dhe vendbanimet.

K Brahimaj, B Shehu,B Saliasi, Pëllumb Bajraktari, Z Gjoni, A Rabia, Q Ymerali e G Ismaili

I pari reagoi Hekuran Duçka, i cili tregoi se nga viti ’90-91 transferohet nga qyteti Shkodrës për në Gjirokastër, ku punoi deri në vitin 1997 dhe më pas mori një vizë një mujorshe. Kur pash se situate u përkeqësua në Shqipëri I them sime shoqeje: Merr fëmijët dhe eja në Athinë. Kam nga viti 1997 dhe deri sot punojmë dhe jetojmë në Athinë.Së bashku me përshëndetjen postoi dhe një fotografi ku ka dal bashkë me shoqen e jetës. I uroj shëndet dhe jetë të gjatë e harmoni familjare shokut tim të bangës, ushtarakut Hekuran Duçka.Z Hekuran  pasi mori fotot e postuara në mesanger shkroi:Faleminderit për fotografitë që më dërgove, më kujtove shokët dhe shoqet. Nuk kisha mundësi të vija se më erdhën fëmijët nga Suedia e Rumania.  Shpresoj të jemi në takimin e ardhshëm.  Të fala shoqërore. Hekurani, Athinë.

Ju përshëndes dhe ju uroj të jeni mirë dhe gjithë jetën ta kaloni bashkë. Vitet bëjnë të tyren dhe unë o shoku im i ngushtë i viteve të rinisë po të shikoja diku nuk do tju njihja. Të uroj shëndet dhe qofshi mirë nga hera. RESPEKTE Bashkim Saliasi Tiranë.Në mbyllje të këtij reportazhi iu uroj gjithë shoqeve dhe shokëve pjesëmarrës dhe atyre që nuk ishin pjesëmarrës shëndet dhe jetë të gjatë.           Mirë u takofshim në takimin e radhës.5

Data shënoi 04.07.2019

Ditët e korrikut erdhën të nxehta, por edhe vlaga jonë që morëm në qytetin e Fierit jo vetëm vazhdon të ruhet, por nga dita në ditë pasurohet me mendimet e shokve tanë që po kthehen nga kurbeti për të kaluar disa ditë pushim në folezën e tyre dhe  për tu çmallur me familjen dhe shoqërinë.

I pari që bëri me dije ishte Fatmir Mane.

-Sapo zbrita në Vlorë dhe kur të jem në Tiranë do takohemi se s’bënë se më mbeti merak që nuk erdha në takim në Fier por  ashtu rrodhë