Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në prag të vizitës së sotme dyditore në Bosnjë e Hercegovinë, tha se Turqia nuk ka luks që të vëzhgojë shumë ngjarjet në Ballkan.
Erdogan tha sot në aeroportin e Stambollit se paqja dhe stabiliteti i Ballkanit janë shumë të rëndësishme për vendin e tij.
Erdogan arrin sot në një vizitë dyditore në BeH, ku do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) të kryesuar nga Bosnja dhe Hercegovina.
Gjithashtu pritet që Erdogan të takohet me delegacionin e misionit ushtarak turk që është pjesë e EUFOR në BeH në ditën e parë të qëndrimit të tij në Sarajevë.