Profesorja e nderuar Shehrija, qytetare e Istogut, një nga njerëzit e 2 Korrikut, e dëbuar nga shkollat e mesme, si punonjëse e arsimit, gjatë viteve 1990 sepse ato krijuan një system parallel ne Kosovë, e konkretisht në komunën e Istogut, në fshatin Saradran.
Arsimi kishte filluarë nëpër shtepi, në mungesë të librave te mjaftueshme dhe pajisjeve të përshtatshme, për kryerjen e mësimdhenjes, e këtu kontributi, sakrifica e profesores Shehrije, ishtë i hekurt i pandalshëm.
Sot edhe unë midis shumë e shumë nxënsave të saj ndjehem krenar, që pata fatin të isha nxënës i dalluar i saj dhe i profesorave të tjerë të nderuar si: Shefqet Mavraj, Gani Ahmet Gjekaj, Isuf Mavraj, Sejdi Shoshi, etj. Gjatë orëve të mesimit në gjuhën shqipe, bënte qasje të tilla me tema të ndjeshme hartimi, si psh. “Liri na troket në derë” “Jam shqiptar ndër shekuj” etj. Profesore Shehrije Mavraj, rridhte prej familjes atdhetare e ‘Heroit Kombëtar Selmon Kadria’ i cili me pushkën e tij i mbrojti istogasit nga torturat çnjerëzore serbe. – Ndërkohë prof, Shehrija së fundi i sherbeu popullit dardan edhe si Deputete e Kuvendit Republikës së Kosovës.
Janë të shumtë nxensit e saj të motivuar dhe edukuar me ndjenja të larta atdhetareske, të bindur se liria nuk mund ti mohohet asnji populli liridashës në çdo vend demokratik, e njerëzor. Kështu një nga nxënsit e saj në vitin 1998 Mentor Dervishaj rroku armët e ra Dëshmor i Kombit, gjithashtu Valton Berisha sot invalid i luftës, trupi i tij i shpuar me dhjetra plumba. Këta ishin shokët e mi të klasës të përzgjedhurit e hartimit më të mirë nga profesoresha me temen: “Trimat e UÇK-së mbrojtës të arsimit” Lavdi në jetë të jetëve veprës së profesores tonë, e cila na mësoi si të luftohet me pendë dhe pushkë!
Me respekt nxënsi juaj Isa Maloku.