Disa nga taksitë e Londrës janë duke u pajisur me filtra si pjesë e nismës për të neutralizuar ndotjen e ajrit dhe ndikimet e saj shkatërruese shëndetësor.

Dhjetë nga taksitë e famshme Hackney po pajisen me pajisje të filtrimit të fundit që do të largojnë shumicën dërrmuese të kimikateve toksike dhe grimcave nga ajri.

Sistemi mund të largojë deri në 97 përqind të materieve ndotëse dhe 95 përqind të dioksidit të azotit (NO2) nga brenda automjeteve pas vetëm dhjetë minutave të ndezjes. Një flotë e taksive të famshme të kryeqytetit do të kryesojë testin e pastruesve të rinj të ajrit me teknologjinë revolucionare në Londër, një nga qytetet më të ndotura të Britanisë së Madhe.

Cilësia e ajrit brenda automjeteve mund të jetë dy herë më e keqe sa jashtë, sepse ka më pak mundësi të qarkullojë. Pesë zona të Londrës dhe më shumë se 40 qytete në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, kanë raportuar nivele të pasigurta të dioksidit të azotit në testet e mëparshme, mbi kufirin e rekomanduar të sigurisë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë prej 40 mikrogramë për metër kub.

Teknologjia e re e filtrimit largon molekulat toksike të gazit nga rryma e ajrit nëpërmjet filtrave të aktivizimit të nano-karbonit dhe sistemit të rrjedhjes së ajrit. Testi do të tregojë se si teknologjia mund të përdoret në makina dhe taksi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në të ardhmen.

Një numër gjithnjë në rritje i njerëzve janë të ekspozuar ndaj niveleve të ndotura të ajrit. Me ndihmën e Barclays, ne jemi në gjendje të vazhdojmë të rritemi si biznes dhe të angazhohemi për të reduktuar ekspozimin e njerëzve ndaj ndotjes së ajrit duke zhvilluar teknologji dhe zgjidhje të reja, u shpreh kompania.