Infeksionet e traktit urinar rrisin rrezikun nga sulmi në tru, ka zbuluar një studim i ri.
Shkencëtarët i kanë studiuar 190.000 pacientë të cilët kanë pësuar sulm në tru në New York.
Ekspertët nuk mund të konstatojnë me siguri si e shkakton infeksioni sulmin në tru, mirëpo hulumtuesit thonë se infeksioni rrit inflamacionin në arterie dhe mund të shkaktojnë krijimin e ngjizjes së gjakut.
Është konstatuar që disa infeksione të tjera rrisin rrezikun nga sulmi në tru, duke përfshirë septikeminë, bakteret abdominale, të lëkurës dhe respiratore.
Sistemi shëndetësor duhet patjetër të jetë i vetëdijshëm për atë që sulmi në tru mund të ketë lidhje me infeksionet