La Liga do të ketë një gyqtare femër për herë të parë në histori. Guadalupe Porras do të jetë arbitrja që do t’i besohen ndeshje zyrtare të kampionatit spanjoll.
Një zgjedhje e guximshme nga Federata Spanjolle e Futbollit duke parë ritimin e lartë që kanë ndeshjet e kampionatit spanjoll. Porras është asistente dhe nga sezoni 2019-20 do të jetë pjesë e elitës.
Ajo ka drejtuar më herët kampionatet e femrave, por dhe në ligat e ulëta për meshkuj. Porras do të bëjë kapërcimin e madh dhe shprehet mjaft e lumtur për këtë ofertë.
https://twitter.com/elchiringuitotv/status/1146043972432871424/photo/1