Përbërësit:

gjoks pule

brokoli

1 qepë

kërpudha

200 ml pana

80 ml qumësht

50 gr djath parmesan

kripë

piper i zi

vaj

Përgatitja:

Mishin e pulës e coptojmë në pjesë të vogla dhe e kriposim. Në një tigan, shtojmë vaj dhe pastaj mishin e pulës. Pasi e skuqim, e lëmë mënjanë dhe në të njëtin tigan, skupim qepën dhe kërpudhat.

Shtojmë sërish mishin e pulës dhe brokolin . E lëmë për 10 minuta, dhe shtojmë panën dhe qumshtin. Shtojmë kripë dhe piper të zi dhe i lëmë në zjarr edhe për 15 minuta. Pasi e kemi hequr nga zjarri i shtojmë sipër djathin e grirë.