Mbajtja e zgjedhjeve lokale me 30 qershor, nё gjykimin tim, rrezikon interesat e sigurisё kombёtare tё Shqipёrisё; zhvillimi i tyre mund tё thellojё polarizimin, edhe ashtu tё tejskajshёm, shoqёror; mbajtja dhe njohja e tyre godet themelet e demokracisё gjithёpёrfrshirёse dhe pёrfaqёsuese, duke e kthyer Shqipёrinё nё sistemin e mёparshёm njёpartiak.
Skandali i pёrgjimeve, botuar nё “Bildt”, nё ҁdo vend normal, do tё ҁonte nё dorёheqjen e qeverisё, pёr t’I lёnё rrugё tё lirё hetimeve tё pavarura. Nё vend tё dorёheqjes, Kryeministri Rama akuzon opozitёn pёr shantazh politik dhe hedh nё gjyq “armikun e popullit”, gazetarin gjerman, Peter Tiede.
Nuk ka asnjё garanci se nё kёto zgjedhje nuk do tё ketё shitblerje votash dhe tjetёrsim tё vullnetit tё popullit, siҁ ka ndodhur mё parё nё Dibёr dhe nё Durrёs.
Nё kёto kushte, kam vendosur qё tё mos marr pjesё nё kёto votime. Refuzimi im, nё thelb, pёrbёn distancimin tim tё prerё nga vendimi kryeneҁ i Edi Ramёs, pёr zhvillimin e tyre me ҁdo kusht, pavarёsisht ҁmimit tё rёndё pёr vendin.
Ju bёj thirrje tё gjithё atyre qё nuk janё, as nuk duan tё bёhen pjesё e lojёs sё pistё pushtetore tё Kryeministrit Rama, tё bojkotojnё kёto zgjedhje, me synim qё, edhe nёse mbahen, ato tё mos njihen. Nё tё kundёrt, shqiptarёt do tё legjitimonin njё regjim monist.
Nga ana tjetёr, ju bёj thirrje tё gjithё atyre qё ende nuk i ka braktisur arsyeja e shёndoshё, 30 qershorin ta kthejmё nё njё ditё tё madhe tё qёndresёs dhe tё bashkimit, larg ҁdo forme dhune, larg gjuhёs sё urrejtjes dhe pёrҁarjes mbi baza partiake.