Malishevë, 26  qershor

                        

Nxënësit në shkollat evropiane                           Nxënësi në shkollën e Kosovës

Kërkimi dhe metodologjia për përparim të shkollës shqipe nuk kanë pushuar asnjëherë të vetme, sidomos në rrafshin e udhëheqjes, lidershipit e cila konsiderohet nyje kryesore e organizimit  në udhëheqje dhe cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Kështu gjatë periudhës brenda viteve 1922-1924, me ministër të arsimit z. Rexhep Mitrovica, ishin marrë për bazë plan-programe të disa shteteve se si udhëhiqet dhe qeveriset shkolla, nga Ministria e Arsimit  dhe ministri me gjithë varësit e tij, ndërto mund të përmenden: sistemi arsimor i Francës, i Belgjikës, i Italisë, i Gjermanisë etj.   Por edhe sot kur krahasohen zhvillimet dhe inkorporomi i disa sistemeve arsimore në sistemin  arsimor të Kosovës, sikur ka mungesë të të shtjelluarit në substancë objektivat e punës dhe paraqitje e kësaj diskrapance nga niveli qendror te ai i bazës, ka shkaktuar regresim total dhe konfuzion mes akterëve social dhe zyrtar e që mund të konsiderohet si një vit arsimor  që filloi e po mbaron me përplasje të pariparueshme dhe pasoja të mëdha për nxënësit në Kosovë, viti 2018/2019.

Kënduesit tanë e kanë pamë, natyrisht plan-programin e ri të shkollave fillore gjashtë vjeçare të Francës. Ky plan-program është bamë,qysh nga ky vjeti i ri shkolluer për me u zbatue (1923), ju lutemi pra inspektorëve të fushave të ndryeshme profesionale dhe këndonjësve tanë që ti krahasojnë këto plan-programe me ato të shkollave tona dhe të nxjerrin në përfundim vlerat nga të dyja programe dhe të bëjmë një më cilësor në udhëheqje të shkollës kombëtare,[1] thuhej mes të tjerash në “Revistën Pedagogjike”.

Pedagogët me idetë, mendimet dhe veprat e tyre, kishin ca vështirësi që të dalin nga e vjetra dhe të evoluojnë në novatorizëm programesh gjithëpërfshirëse, edhe pse programi i këtyre shteteve në sistemin arsimor të udhëhiqej, ofron organizim mbi metodologjitë e sprovuar dhe me rezultate të larta. Edhe Ministri i Arsimit, gjatë viteve 1925- 1926, P.Poga kishte vazhduar me ndryshime.

Puna e udhëheqësit me inovatorizëm, metodologji të udhëheqësit lider dhe menaxher është pranuar në sistemet shkollore të Francës, Norvegjisë, Suedisë, Belgjikës dhe në shkollat amerikane, ku ky program është bazë për udhëheqje dhe qeverise  të sistemit arsimor i cili ka tregue rezultate të pritshme. Qëllimi i këti planprogrami është stolimi i truve të të rijve me njohuri të duhna e zhvillimin e fuqive dhe aftësive me të cilat këto njohuni do të vëhen në praktikë, në mënyrë qi djemtë që dalin nga këto shkolla të jenë të zott të udhëhqein në të ardhmen.[2]

Duke iu referuar librave, revistave dhe duke parë mendimet, përvojat, përballjet e udhëheqësve të shkollave nga vende të ndryshme, vëreja vite të ndryshme, metodat e udhëheqjes së atëhershme,udhëheqës shkollash dhe nxënës e komunitete të ndryshme. E ndryshme ishte qasja metodike, qeverisëse dhe teknologjike e informative. Kjo më shton kreativitetin e studimit edhe më në këtë temë sa komplekse, aq edhe tërheqëse.

Pjesa dërrmuese e udhëheqësve të shkollave, ministra të arsimit e inspektorë arsimorë, funksionojnë si një cikël zinxhiror bashkë më mësimdhënësit, nxënësit dhe mjedisin social. Ata janë të angazhuar drejtpërdrejti, si nxitës ose lehtësues të përmirësimeve të vazhdueshme në shkollat e tyre ose në politikat arsimore dhe si zbatues të suksesit ose mossuksesit.[3] Ndërsa studimet e vazhdueshme kanë dhënë tregues të qëndrueshëm se përmirësimi i udhëheqjes, qeverisjes dhe menaxhimit të shkollave duhet të bëhet sistematikisht dhe në mënyrë graduale, ndërkaq udhëheqësit dhe mësimdhënësit duhet të ngritën profesionalisht por edhe të bashkëpunojnë me mjedisin shoqëror dhe me institucionet profesionale,  por jo me kundër përplasje, inate dhe amatorizëm në arsim sikur që ndodhi këtë vit me inkuadrimin kinse të një Programi Nacional për rini e loja u zhvillua me nxënësit që nga niveli fillor e deri të ai i mesëm i lartë, një program dështues, shkatërrues i papërgjegjshëm dhe fund e kry puropolitik . Kësaj aventure i hedhi benzin edhe SBASHKU me një komediografi që u shfaq vetëm në shkollat tona  e që shpërfaqi mos profesionalizëm, denigrim dhe papërgjegjësi human për nxënësit tanë, që  po e përfundojnë një viti shkollor 2018/2019 më shumë zemra të thyera, me shumë orë të humbura dhe më më pak kompetenca të realizuar në lëndët e dijes që aq shumë u duhen në këtë kohë të pa kohë.

Ndryshimet dje dhe sot janë bazë e mirë për të parë dallimet dhe ngjashmëritë teorike dhe praktike. Një nga këto ndryshime janë se sot udhëheqësit e shkollave thirren në efektivitet të punës së tyre dhe në llogaridhënie, gjë që nga studimet e mia nuk vihet re ky dallim se edhe në vitet 1922-1926; llogaridhënia ka qenë shumë e theksuar dhe e zbatuar, kurse ngritja profesionale dhe metodologjia e mësimdhënësit është një dallim i madh i djeshmes me të sotmen. Kështu që në fakt, udhëheqësit, shefat e departamenteve, koordinatoret në çdo nivel ose pozite kanë gatishmërinë e ndryshimet dhe pranojnë standardin e llogaridhënies, që sot duhet të jetë standard i kushtëzuar edhe më masa të forta në rast të mos zbatimit. Riçard Elmore, gjithashtu, vë në dukje se vetëm një pakicë e vogël e udhëheqësve  janë të tillë, dhe se ky është një problem “i sistemit arsimor”, pra ne do të vazhdojmë të prodhojmë vetëm një numër të vogël udhëheqës të mirëfilltë. E tëra kjo derisa të ndryshojmë mënyrën se si marrim, mbështesim dhe zhvillojmë punën e udhëheqësve. Në këtë kuptim, shkollat kanë udhëheqës që meritojnë trajtim më ndryshe nga të tjerët përmes llogaridhënies. Ndërkohë, duhet ta kemi të qartë, se përmirësimi i shkollës është një dukuri e gjithë organizatës, prandaj udhëheqësi, është faktori më i rëndësishëm në të mirë a në të keq.[4]

 

                                           

Nxënësit në shkollat evropiane,             nxënësi në Kosovë , viti shkollor 2018/2019

 

[1] S. Çeka, Sistemi i ri shkollor, “Revista Pedagogjike”, nr. 7/8, 1023, f. 228.

[2] Po aty, nr 7/8, f. 231.

[3] Majkëll Fullan, Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim, bot, shqip 2001, Tiranë, f. 210.

[4] Riçard Elmore, Ndryshim brenda dhe jashtë shkolle, Tiranë, 2010, f. 13.