Dy këngëtaret e njohura shqiptare dhe shumë të dashura për publikun, Adelina Ismaili dhe Rina Balaj kanë publikuar sot projektin e ri muzikor, ky bashkëpunimi i parë i të dy artisteve. Kënga me titullin “Qikat” është shoqëruar edhe me videoklip nga Filmnation.
Kënga është ripërpunim i “Kanagjeqit” të Adelinës.
“Ilegal” është projekti i fundit muzikor i Rinës që është publikuar më 20 shkurt dhe deri më tani numëron mbi 9 milionë klikime në kanalin Youtube. Ndërsa projekti i fundit i Adelinës është “Sa 1000 engjuj” që është publikuar më 1 janar të këtij viti dhe numëron mbi 265 mijë klikime në Youtube.