Konsultimet mbi lidershipin e ri të BE-së kanë treguar se, pavarësisht faktit se ka pikëpamje të ndryshme dhe interesa të ndryshme, ne kemi vullnetin e përbashkët për ta finalizuar së shpejti këtë proces, deklaroi presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

”Do të vazhdoj konsultimet me udhëheqësit dhe shpresoj se mund të vendosim nesër”, shtoi ai.

”Ka një interes të përbashkët për mbylljen e lojës të emërimeve para seancës së parë të Parlamenti Evropian. Për këtë arsye unë do të vazhdoj të konsultohem me udhëheqësit një nga një deri në fillim të samitit”, theksoi Tusk.

“Mbetem optimist pasi të gjithë kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të konkluduar sa më shpejt”, përfundoi Tusk./atsh