Deri një vit më parë Paulo Dybala ishte ylli më premtues i Juventus, por fatkeqësisht, situata ka ndryshuar.

Argjentinasi është hija e lojtarit që ishte para 18 muajsh dhe mesa duket arsyeja është mbërritja e Cristiano Ronaldo-s nga Real Madrid.

Me sezonin e ri që pritet të nisë mbas më pak se dy muajve, Calciomercato ka identifikuar destinacionet e mundshme të sulmuesit.

Inter

Inter sa vjen e po bëhet destinacioni më i mundshëm i Dybala. Zikaltrit janë të interesuar në shkëmbimin me Mauro Icardi-n dhe nr. 10 i Juve-s do të shkëlqente nën drejtimin e Antonio Conte-s.

Manchester United

Një tjetër opsion për Dybala është Manchester United. Raportohet se Juve ia ka ofruar Djajve në shkëmbim të Paul Pogba, por së fundmi këto thashetheme janë venitur disi. Megjithatë, United do të ishte vendi ideal për ringjalljen e Dybala pasi mbetet një nga klubet më të mëdhenj në botë.

Paris Saint-Germain

PSG nuk është një thashetheme vere për Dybala. Kampionët e Francës janë gati heqin dorë prej Neymar dhe me largimin e brazilianit do të kishte një vend bosh në sulm. Me lojtarë të talentuar si Mbappe, Cavani apo Di Maria, Dybala mund të jetë një blerje fantastike për parisienët.

Atletico Madrid

Atletico i Diego Simeones është një tjetër opsion për Dybala. Los Rojiblancos herët apo vonë do të mundohen të zëvendësojnë Antoine Griezmann i cili ka lajmëruar largimin nga kryeqyteti spanjoll dhe Dybala do të ishte zëvendësuesi ideal.