Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan një strategji të re për Azinë qendrore, e cila synon të krijojë një “partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm” midis bllokut dhe vendeve të rajonit.
Gjatë takimit në Bruksel, ministrat e Jashtëm të BE-së thanë se strategjia do të sigurojë një kornizë të re të politikave “për angazhimin e BE-së me vendet e Azisë qendrore gjatë viteve të ardhshme”.
Ministrat thanë se i mirëpresin “marrëdhëniet e forcuara” midis BE-së dhe Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.
Në vitin 2016, Kazakistani është bërë vendi i parë i Azisë qendrore që ka nënshkruar Marrëveshjen e Partneritetit dhe të Bashkëpunimit të Zgjeruar me Brukselin.
Kjo marrëveshje synon forcimin e dialogut politik dhe nxitjen e tregtisë dhe të investimeve të dyanshme.
BE-ja është aktualisht në negociata për marrëveshje të ngjashme me Kirgizinë dhe Uzbekistanin.