Është publikuar dokumentari i Soccer Aid që është realizuar për UNICEF-in, ku pjesë e tij është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, njëherësh edhe ambasadore e kësaj organizate, Rita Ora.

Artistja shqiptare është pjesë e këtij dokumentari në kuadër të vizitës së saj që e pati në muajin prill të këtij viti në Kosovë.

Rita në prill vizitoi vendlindjen për të parë se si UNICEF, po financon infermieret lokale, të cilat shkojnë derë më derë, dhe ofrojnë kujdes shëndetësor dhe mbështetje për fëmijët që jetojnë në varfëri. Nga kjo vizitë është publikuar edhe videoja në të cilën artistja shqiptare rrëfen që edhe pse lufta ka mbaruar në vitin 1999, ka ende familje që jetojnë në varfëri.

Në video Rita rrëfen edhe jetesën e vështirë të Antigonës, nënë e dy fëmijëve, jeta e së cilës ndryshoi krejtësisht në moshën 12-vjeçare kur babai i vdiq nga kanceri.

Please follow and like us: