Ballina Sport Një kampion bote do të jetë portieri i dytë i Real Madrid

Një kampion bote do të jetë portieri i dytë i Real Madrid

20-vjeçari Andriy Lunin, i shpallur pak ditë më parë kampion bote për këtë grupmoshë me kombëtaren e Ukrainës, do të jetë portieri i dytë i skuadrës së Real Madrid. Në fakt, kjo nuk është një blerje e re për skuadrën “merengues”, pasi portieri është nën kontratë me Real që prej një viti.

Lunin u ble një vit më parë për vlerën e 8.5 milionë eurove nga Reali, por u la në formë huazimi te skuadra e Leganes, ku këtë sezon luajti në total 7 ndeshje. Gjithsesi, duke parë paraqitjen e mirë në Botërorin U-20, skuadra “merengues” ka vendosur që ukrainasin ta thërrasë në ekipin e parë.

Portieri ukrainas do të jetë portieri i dytë i ekipit të trajnerit Zinedine Zidane dhe do të zëvendësojë belgun Thibaut Courtois në ndeshje të veçanta. Lunin do të zëvendësojë në këtë detyrë Keylor Navas dhe Luca Zidane, që do të largohen nga Madridi në merkaton e verës.