Ardhja e ish presidentit të SHBA, Bill Clintonit dhe e Sekretares së Shtetit Madelene Albright në Kosovë, në 20 vjetorin e çlirimit- është një ditë e jashtëzakonshme dhe një ngjarje shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Sot pas 20 vjetësh Bill Clinton dhe Albright janë në Kosovë për të shënuar së bashku me popullin tonë këtë ditë të madhe historike kombëtare.
Dy dekada më parë, pikërisht më 12 qershor hynë trupat e NATO-s, kur edhe mori fund pushtimi serb.
Kosova për këto 20 vjet ka shënuar shumë ngjarje të rëndësishme në zhvillimin e shtetit dhe të demokracisë. Me miqtë e saj, me SHBA dhe me Bashkësinë Evropiane, Kosovë do të bëjë hapa përpara në konsolidimin dhe ndërtimin e më tejmë të vendit si dhe në integrimin e tij në strukturat evropiane.
Ta gëzojmë këtë ditë me miqtë tanë.

Harry Bajraktari
Prishtinë, qershor 2019