Përbërësit:

500 gr miell

4 lugë gjelle me vaj ullirit

20 gr maja birre

kripë

400 ml ujë të gazuar

vaj për skuqje

 

Përgatitja:

Në pak ujë të vakët shtoni majanë e birrës dhe lëreni që të tretet.

Në një tas të madh shtoni miellin, vajin e ullirit, kripën dhe ujin e gazuar.  Më pas shtoni majanë e tretur. Përzjeini të gjitha bashkë përreth 15 minuta. Është e rëndësishme që masa e brumit të jetë i butë dhe më i trashë se brumi i krepave.

Më pas, brumin e përgatitur lëreni të pushojë përreth 2 orë e gjysmë derisa në sipërfaqen e brumit të krijohen bulëza.

Më pas, hidhni vajin në tigan dhe vendoseni në zjarr, lëreni të nxehet dhe sapo të jetë gati shtoni një nga një petullat përmes një luge apo edhe garuzhde nëse preferoni që petullat të jenë të mëdha. Në mënyrë që brumi të mos ngjitet pas lugës futeni lugën më parë në një tas me ujë aq berë sa merrni brumë. Në këtë mënyrë brumi do të shkëputet lehtë nga luga në momentin që do ta skquni.

Pasi të jenë skuqur nga të dyja anët, petullat vendosini në një pjatancë ku keni shtruar më parë letra kuzhine në mënyrë që ato të përthithin vajin.

Petullat do të jenë të buta nga brenda dhe krokante nga jashtë me një shije fantastike.