Ballina Sport UEFA: Fitorja e parë e Kosovës në kualifikime, vetëm një pikë prapa...

UEFA: Fitorja e parë e Kosovës në kualifikime, vetëm një pikë prapa Anglisë

UEFA e ka komentuar fitoren e madhe të Kosovës në Bullgari, e cila ishte e para në histori për “Dardanët” në kualifikime. Shtëpia e futbollit evropian e ka përmendur edhe faktin se Verdhekaltrit gjenden vetëm një pikë prapa Anglisë

Kosova e ka regjistruar një fitore të madhe sonte.

Verdhekaltrit e kanë mposhtur Bullgarinë me rezultat 3:2, në ndeshjen e zhvilluar në Sofje.

Dhe, fitoren e “Dardanëve” e ka komentuar edhe shtëpia e futbollit evropian, UEFA.

“Kosova e ka fituar një ndeshje kualifikuese për herë të parë dhe gjendet vetëm një pikë prapa Anglisë (e cila e ka një ndeshje më pak). Ndeshjen e radhës Kosova do ta zhvillojë ndaj Republikës Çeke. Derisa Kosova është e pamposhtur qe 14 ndeshje, Bullgaria nuk ka fituar qe shtatë ndeshje dhe i ka regjistruar vetëm dy pikë në katër ndeshje”, ka shkruar UEFA në uebfaqen e vetë zyrtare.