Një firmë arkitekturore ka propozuar ndërtimin e spitaleve të pajisur me dronë, të cilat mund të vazhdojnë të funksionojnë edhe kur rrugët janë të mbyllura ose të shkatërruara.

Zyra e dizajnit, e udhëhequr nga arkitekti Eduardo Egea, krijoi konceptin e spitalit bazuar në vëzhgimet e tyre se si kujdesi shëndetësor u ndërpre në Puerto Riko pas Uraganit Maria.

Egea thekson se, me rrugët e pamundura për tu përdorur nga uragani, stafi, anëtarët e familjes dhe furnizuesit nuk mund të arrijnë gjithnjë spitalet, në disa raste duke i lënë pacientët pa kujdes mjekësor, medikamente si edhe ushqime. Koncepti i Aegeas zgjidh problemin e shërbimit të shpërndarjes përmes ajrit për spitalet.

Dizajni i ndërtesave përmban porte ose vend qëndrime për dronët në muret e jashtme të dhomës së secilit pacient, kështu që ata mund të marrin furnizime të drejtpërdrejta nga porti apo diku tjetër me infrastrukturën e dronit. Dronët që ulen në spital lëshojnë ngarkesën e tyre në një rrjetë, ku rrëshqet nëpër një valvul dhe në një kabinet brenda dhomës së pacientit.

Për të inkorporuar portat e shumta të avionëve, ekipi i Leo A Daly-it krijoi dhomën e pacientëve të vendosur në një kënd të vogël, duke krijuar boshllëqe në fasadën e jashtme që Egea i krahason me grilat. Dronët vendosen në brendësi të këtyre hapësirave. Karakteristikat elastike ndaj katastrofave të inkorporuara në dizajn përfshijnë panelet fotovoltaike për energjinë diellore, dhe pajisjet për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të shiut.

Struktura është projektuar për t’i bërë ballë erërave të forta dhe aktivitetit sizmik. Egea argumenton se këto ndërtesa më të vogla mund të përshtaten më lehtë në komunitetet që kanë nevojë për to, dhe se në këtë rast, infrastruktura më e vogël është më e aksesueshme.