Përbërësit:

1 trangull i madh
1thelb hudhër
1 qepë të re
70 gr arra
30 gr susam
400 ml kos
një lugë ajkë
100 ml ajkë të ëmbël
kripë, piper, koper

Përgatitja:

E qërojmë trangullin dhe e prejmë në kube. Në një enë nga qelqi e vendosim hudhrën, qepën dhe arrat, dhe pastaj i grimcojmë. E shtojmë kosin, ajkën dhe ajkën e ëmbël, dhe pastaj e shtojmë edhe koperin të copëtuar. Hedhim sipër kripë dhe piper. Përbërësit i përziejmë mirë. Vendosim krem supën në frigorifer për rreth tre orë dhe pastaj mund të konsumohet.