–Fjala e Presidentit të Këshillit e Ambasadorëve Shqiptarë z. Besnik MUSTAFAJ, me rastin e 1 Vjetorit të themelimit
I nderuar Zoti President i Republikës,
Shkëlqesi ambasadorë,
Të dashur miq,
Në emër të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë ju urojmirëseardhjen në festën e përvjetorit të parë të themelimit tëorganizatës tonë. Praninë tuaj këtu sot, ne e shohim si vlerësimdhe inkurajim për Këshillin tonë.
Një vit është pak në jetën e një organizate. Një vit është pakedhe në jetën profesionale të secilit nga anëtarët e Këshillit tonë.Por ky vit na ka mjaftuar ne për të afirmuar qëllimin përse u bashkuam. Secili prej nesh ka pas vetes një përvojë të gjatë nëshërbim të politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Edhe pse nuk jemi më pjesë e trupit diplomatik, bindja jonë ka qenë dhe mbetet që kjo përvojë është e dobishme për interesin e përgjithshëm. Ne besojmë se përshpejtimi i procesit të integrimittë vendit në Bashkimin Europian është interesi madhor i të gjithëshqiptarëve. Ne e kemi ofruar dhe do ta ofrojmë vullnetarishtpërvojën tonë në mbështetje të këtij procesi.
Për arsye historike që dihen, një pjesë e ambasadorëve shqiptarëtë kësaj periudhe 30 vjeçare nuk vijnë vetem nga trupidiplomatik i karrierës. Ky është realiteti. Gjatë përgatitjeve përthemelimin e Këshillit tonë, ne ishim përpara zgjedhjes ose tatejkalonim këtë realitet, duke u bashkuar për një qëllim mbibindjet partiake të secilit prej nesh, ose të krijonim dyorganizata, duke e shtrirë debatin politik të partive edhe midis nesh. Ne bëmë zgjedhjen e parë, që ishte edhe më e vështira. Porvendosëm që, në kuadër të qëndrimeve publike të Këshillit tëAmbasadorëve, secili nga anëtarët do t’i linte jashtë preferencate veta politike. Ne donim të jepnim një shembull si mund tëbashkohen dhe ata që mendojnë ndryshe. Morëm kështu liri tazgjerojmë Këshillin tonë, duke përfshirë edhe ish-ministrat e jashtëm.
Do pranuar se ky vit nuk ka qenë më i përshtatshmi për ta filluarjetën një organizatë si kjo e jona. Në peizazhin e shoqërisë civileshqiptare, Këshilli i Ambasadorëve është një rast krejt i veçantë, atipik. Të tillë e bëjnë anëtarët e tij. Një pjesë prej nesh kanëhyrë në shërbimin e jashtëm pasi kishin bërë kariere të spikaturdhe rrugë brënda njërit nga formacionet e mëdha politike. Ka ndër ne që janë kthyer të vazhdojnë jetën politike pas përfundimit të misionit në shërbimin e jashtëm. E drejta e tyre.
Ky vit, siç e dimë të gjithë, ka shënuar një tension në rritje tëjetës politike, për të arritur te polarizimi ekstrem që kemi sot. Kypolarizim është treguar edhe në leximin që njëri apo tjetri kamppolitik u kanë bërë dhe vazhdojnë t’u bëjnë mesazheve tëardhura nga partnerët strategjikë europianë dhe amerikanë.
Sfida e Këshillit të Ambasadorëve shqiptarë ka qenë dhe mbetetpër të ruajtur koherencën e vet në shërbim të interesit kombëtar, duke shmangur si euforinë e njërës palë edhe nihilizmindemoralizues të palës tjetër. Të bashkuar, anëtarët e Këshillit tëAmbasadorëve kanë arritur të ngrihen mbi preferencat politikeindividuale. Ky qëndrim e bën organizatën tonë atipike brendapeizazhit të shoqërisë civile shqiptare. Ne do të vazhdojmë nëkëtë rrugë, duke besuar se, me mundësitë tona do të jemisadopak të dobishëm në mbështetje të aspiratës euro-atlantike tëatdheut tonë.
Ne vetëm këshilla dhe sugjerime kemi. Dhe flasim publikishtapo në takime konfidenciale për ata që duan të na dëgjojnë.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është kujdesur t’i shmangetdebatit të brendshëm partiak, duke u përqëndruar kryesisht tezhvillimet në politikën e jashtme të shtetit tonë. Por sot, duke përfituar nga prania e disa prej udhëheqësve politikë, gjejmërastin të shprehim shqetësimin tonë të madh lidhur me krizën e rëndë që ka mbërthyer vendin. Ne vlerësojmë se kjo krizëdëmton rëndë besimin e partnerëve tanë strategjikë amerikanëdhe europianë te Shqipëria dhe klasa e saj politike. Ajo vëdrejtpërdrejt në vështirësi veçanërisht procesin e integrimiteuropian.
Jo vetëm arsyet, që janë në origjinë të kësaj krize, por edhemënyra si po administrohet ajo, nuk përputhen me vlerat e demokracisë europiane.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë nuk mund të pajtohet me këtë realitet. Kjo krizë mund të ketë vetëm një zgjidhje tëshëndetshme, që është kompromisi, i arritur doemos përmes njëdialogu të hapur e të ndershëm. Ne presim që të dy palët të dalinpa humbur më kohë nga llogoret dhe të afrohen drejt pikës sëpërbashkët, që duhet të jetë interesi madhor i vendit.
Do të jetë një kompromis me lëshime të dhimbshme nga të dypalët e sidomos nga ata, që janë në pushtet, një nga atokompromise, që mund të prodhojë vetëm një leadership me bindje të rrënjosura për t’i shërbyer demokracisë. Njëkompromis i tillë do të ishte rasti për ata udhëheqës qëëndërrojnë të zënë një vend të respektuar në historinë tonëkombëtare dhe politike. Ne ende shpresojmë se ata nuk do tahumbin këtë rast.
Në mbyllje më lejoni t’u shpreh mirënjohjen tonë të thellëKëshillit të Ambasadorëve Amerikanë. Miqtë tanë ngaUashingtoni na kanë shoqëruar dhe nxitur qysh në lindjen e idesë për themelimin e Këshillit tonë. Bashkëpunimi që kemi me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë si dhe me AkademinëDiplomatike Amerikane është i çmuar për ne.
Një falënderim të përzemërt kam edhe për ambasadorët e vendeve mike, të akredituar në Tiranë. Ata e kuptuan drejt qyshnë fillim qëllimin tonë dhe kanë vendosur me ne një komunikimtë hapur e miqësor prej kolegësh.
Faleminderit edhe medias për jehonën që u kanë dhënëdeklaratave tona.
Ne do të vazhdojmë punën tonë, duke shpresuar se jemi tëdobishëm për opinionin publik, për trupin diplomatik tëRepublikës së Shqipërisë si dhe për të gjitha institucionetshtetërore të përfshira në një mënyrë apo një tjetër nëmarrëdhëniet ndërkombëtare të vendit tonë si dhe për partnerëttanë ndërkombëtarë.
Faleminderit të gjithëve!