Barcelona ka publikuar fanellën e re për sezonin 2019/20. Fanella është e veçantë dhe me kuadrate në vend të vijave vertikale. Kjo është hera e parë në historinë e klubit që për fanellën e parë përdoren kuadrate.Kuadratet janë frymëzuar nga pamja e distriktit Eixample të qytetit. Ajo është një zonë e njohur për kreativitetin e banorëve.

“Fanella është diçka e re dhe e bukur,” shprehet Gerard Pique. “Mbase është ndryshe nga të tjera, por është 100% Barça dhe me një dizajn që përfaqëson lidhjen e klubit dhe tifozëve.”

Fanella e re do të ketë pantallona dhe çorape blu. Jaka në formë V-je e fanellës është dekoruar me vijat e flamurit katalanas.

Ajo do të jetë në dyqanet zyrtare të klubit duke filluar nga 4 qershori.