Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi të mërkurën në Baku një rregullore për palët në lidhje me shtetet të cilat nuk kanë njohur ende Kosovën, me përjashtim të rasteve kur kjo trupë ka vendosur devijim nga ky rregull për shkaqe siguri (konkretisht Serbia dhe Bosnje Hercegovinë), njoftoi UEFA nëpërmjet një komunikate.
Spanja është një nga shtetet të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, si një shtet Sovran, arsye për të cilën u tërhoq si nga roli për të mirëpritur dhe organizuar ndeshjet e Grupit 5 të Europianit U-17 të zhvilluar në fund të marsit, kundër Greqisë, Kosovës dhe Ukrainës, në Nyon.
Pozicioni i atëhershëm i Federatës Spnajolle të Futbollit i përgjigjej dokumentit të dërguar nga Këshilli i Lartë Sportiv, në të cilin informohej se nëse ndonjë kompeticion do të zhvillohej në Spanjë me pjesëmarrjen e Kosovës, atëherë nuk do të mund të këndohej himni dhe as të ngrihej flamuri.