Duke filluar nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm, koleksioni i femrave Pranverë/Verë 2020 nga grupi Prada dhe të gjitha brendet e veta, duke përfshirë Miu Miu, Church’s dhe Car Shoe, nuk do të përdorin më gëzof.
Më parë, Prada ka përdorur gëzofin nga lepujt, dhelprat dhe vizoni, por nga viti i ardhshëm do të përdor vetëm gëzof sintetik.
Ky vendim i shtëpisë së modës për ta ndaluar përdorimin e gëzofit vjen pas presionit nga grupet për të drejtat e kafshëve.
Vitin e kaluar, Chanel dhe Burberry gjithashtu kishin hequr dorë nga përdorimi i gëzofit, ndërkaq Gucci nuk përdor gëzof në produktet e veta qysh prej vitit 2017.
Miuccia Prada ka deklaruar se grupi Prada është i përkushtuar për inovacion dhe përgjegjësi sociale, ndërkaq vendimi për ndalimin e gëzofit – i cili është arritur pas një dialogu pozitiv me grupet e ndryshme për të drejtat e kafshëve, është vetëm zgjerim i atij përkushtimi.