Në fakt varet nga kënvështrimi. “Të Kuqtë” shkëlqejnë në fushë falë cilësive dhe temperamentit, por në shkallët e stadiumeve janë gjithmonë të kontestuar, për të fituar titullin e ekipit më të urryer në Angli.
Gjithsesi, djemtë e Jurgen Klopp do të jenë në shoqëri të mirë në finalen që do të diskutohet në “Wanda Metropolitano”, aty ku do të sfidojnë skuadrën e dytë më të urryer të futbollit anglez, Tottenham.
Sipas një studimi të raportuar nga tabloidi “Daily Mail”, Liverpool është skuadra më e urryer në Premier League. Faqja në web “FanChants” ka asnjë skuadër tjetër në elitën e futbollit anglez nuk është më e urryer se ekipi i drejtuar nga Jürgen Klopp.
Në një arkivë prej 26.000 koreve, të paktën 50 janë kundër Liverpool. Menjëherë pas “Të Kuqve”, me 42 kore vjen Tottenham, kundërshtari i Klopp në finale e Champions League. Në vend të tretë mes klubeve më të urryer renditet Manchester City me 39 kore kundër.