“U bënë pjesë e trupit tim dhe vendosa t`i tregoj; nuk mund të jemi ashtu sic na tregojnë rrjetet sociale, perfekte! Unë postoj edhe foto ku duken rrudhat dhe difektet e mia“! Rrëfimi i Anastacia-s është shumë prekës. Këngëtarja 51 vjecare e bën të qartë se nuk i druhet shenjave nga mastektomia e dyfishtë, kujtesë e sëmundjes së rëndë të kancerit të gjirit, e cila e goditi dy herë, fillimisht në vitin 2003 e më pas, në 2013.
Pjesë e ndërhyrjes kirurgjikale rikonstruktive ishte heqja e disa muskujve ne shpine per t`i vendosur ata ne pjesën e kraharorit, çka i la shenja dhe në gjoks, dhe në kurriz. Isha nervoze kur njerëzit i shihnin, por pastaj vendosa që t`i shfaq hapur sepse kjo më lehtëson; kështu i tregoj vetë, nuk ka përse shoh vërdallë foto të trupit tim të cilat nuk i kam nxjerrë vetë, shprehet ajo.
Nëse do të më fotografonin paparacët do të më vinte turp, por me faktin që i tregova vetë, sikur u ndjeva e fuqizuar, vazhdon këngëtarja, që shton se prej kësaj tani, nuk i druhet më difekteve të saj!