Vetëm një BE e fuqishme mund të ketë një zë në nivel botëror, deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas pasi u takua me homologët e tij nga shtetet baltike në Hamburg.
Pas këtij takimi ku u bisedua për politikat e sigurisë, Maas tha se “ai dhe liderët baltikë pranuan nevojën për një qasje të përbashkët në raport me marrëdhëniet me Rusinë”.
“Siguria e rajonit baltik është njëkohësisht edhe siguria e Europës”, theksoi ministri gjerman.
“Në të njëjtën kohë, është e qartë se ne duam të vazhdojmë dialogun me Rusinë”, vazhdoi Maas.