Një format i tillë ka bërë që Bundesliga gjermane të dalë kundër, por presidenti i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, është i bindur se ndryshimi nuk mund të ndalet dhe se duhet bërë gjithçka është e mundur për të përfituar maksimalisht.
“Kjo reformë, Champions League apo Super League, quajeni si të doni, është e pandalshme dhe duhet të mbrojmë interesat e futbollit gjerman. Nëse modeli i propozuar, që nuk është i yni, aprovohet me shumicë votash, do të jemi përpara një vendimi të vështirë: pranojmë, ose refuzojmë dhe vazhdojmë të vetëm. Në atë rast, futbolli gjerman do të vdiste”.
Gjermania dhe Anglia ankohen më së shumti me skemën “piramidë”, me ngjitje dhe zbritje në kategori: “Ne duam më shumë mundësi kualifikimi nëpërmjet kampionateve, klubet duhet të kenë stimulin që të ndeshen me ekipe të mëdhenj“, tha Watzke.
Presidenti i Dortmundit ka lëshuar edhe një paralajmërim për Bayernin: “Sezonin e ardhshëm do të jemi edhe më agresivë. Duam titullin kampion, do të jemi gjithnjë e më ambiciozë, për të treguar se nuk jemi më thjesht forca e dytë e futbollit gjerman, por edhe rivali numër 1 i Bayernit për titull. Financiarisht jemi shumë larg me Bayernin, nuk jemi aq budallenj sa të themi se e kemi titullin detyrim, por nëse qëndrojmë çdo vit në garë deri në fund, do ishte goxha arritje“.