Zëvendës-kancelari austriak Heinz-Christian Strache, dha dorëheqje 18 orë pas publikimit të një video-skandali, ku shihet teksa shfaqë gatishmërinë për t’i siguruar rusëve mbështetje politike.

Me këtë filloi demolimi i qeverisë pro-ruse në Austri, e cila njihet si promotori kryesor i planit për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi.

Kujtoj se kjo ide famëkeqe u promovua pikërisht në Austri.

Tani, e mira e gjithë kësaj është se, nga skena politike pritet të zhduken, Mogherini, Thaçi, Rama, si dhe ish këshilltari i Stanishiqit, tani këshilltari i tyre, Baton Haxhiu.

Unë besoj shumë se, prapa rrënimit të kësaj ideje dhe klanit pro-rus, qëndrojnë së paku dy shtete të forta, mike të shqiptarëve.