Fituesi i Eurovisionit të sivjetmë që u mbajt në Izrael – Tel Aviv, është Holanda me këngëtarin Duncan Laurence dhe këngën Arcade.

Luarence mori 492 pikë.

Në vendin e dytë është renditur Italia me 465 pikë, kurse e treta doli Rusia me 369 pikë.

Në mesin e vendeve fqinje të Kosovës, më së miri u rendit Maqedonia me Tamara Todevksa duke grumbulluar 295 pikë në vendin e tetë.

Nga 26 vende pjesëmarrëse në finale, Shqipëria përfaqësuar nga Jonida Maliqi u rendit në vendin e 18-të me vetëm 90 vota. Më mirë se Shqipëria u rendit Serbia me 92 pikë.