Përbërësit:
2 patate
mish të bardhë
10 tranguj turshi
250 g kërpudha
4 vezë
150 g kaçkavall
200 g majonezë
300 g ajkë të tharët
1 lugë e vogël kripë
pak piper të zi
Përgatitja:
E piqni mishin e bardhë në tigan dhe e preni në feta. Vezët i zieni dhe ua ndani të verdhët dhe i preni në pjesë të imëta. Patatet i zieni me lëvore, ndërsa më pas i preni imët dhe u qitni kripë. Trangujt gjithashtu i preni imët.
Kërpudhat i preni në feta dhe i fërgoni me pak vaj, pak kripë dhe biber.
Majonezën e përzieni me ajkë, dhe kjo do të jetë mbushja, ndërsa më pas përbërësit i radhisni në këtë mënyrë: Patate, tranguj, mbushje, mish, mbushje, kërpudha, të verdhë të vezëve, mbushje, kaçkavall. Më pas tërë sallatën e lyeni me mbushje dhe e zbukuroni me të bardhë të vezëve të prerë imët.
E ftohni në frigorifer dhe më pas e shërbeni.