Topi, që ka disa panele në formë yjesh dhe disa të tjerë të ngjyrosur, mban përsëri firmën e Adidas-it dhe do të zyrtarizohet në gushtin e 2019-ës.
Në krahasim me të kaluarën, yjet e Champions League nuk do të jenë më të bashkuar mes tyre nga majat, të cilat janë pozicionuar anash njëra-tjetrës në versionin e ri.