NIKE po përditëson aplikacionin e tij me një mjet të ri të realitetit të shtuar që mat këmbët tuaja me një saktësi të përsosur.

Veçoria e re e cila përdor kamerën tuaj të smartphonit për të skanuar këmbët tuaja, duke grumbulluar 13 pika të të dhënave që përcaktojnë morfologjinë e këmbës një proces i realizuar për të dyja këmbët brenda disa sekondave.

Sistemi që përdor industria për të përcaktuar madhësinë e këpucëve është i vjetëruar, shpjegon NIKE. Gjatësia dhe gjerësia nuk japin të dhëna gati të mjaftueshme për të marrë një këpucë që të përshtatet në mënyrë mjaft të rehatshme ashtu siç edhe është koncepti bazë i kompanisë në lidhje me prodhimin e këpucëve të rehatshme.

NIKE fit përdor një kombinim të përpiktë të vizionit kompjuterik, shkencës së të dhënave, të mësimit të makinës, inteligjencës artificiale dhe algoritmave të rekomandimit. sipas raportit të Engadget, ai punon duke matur formës së plotë të secilës këmbë në mënyrë individuale, madhësinë, formën dhe vëllimin, me një saktësi brenda 2 milimetrave.

Aplikacioni më pas përputh matjet tuaja me vëllimin e brendshëm të njohur tashmë për secilën nga këpucët e tij, dhe të dhënat e blerjes së njerëzve me këmbë të ngjashme me madhësi. Funksionaliteti i ri do të punojë vetëm kur një klient hap aplikacionin NIKE, zgjedh një këpucë për të blerë dhe pastaj në vend të zgjedhjes së një madhësie numerike, paraqitet me mundësinë për të skanuar këmbët e tyre.

Një skanim mund të zgjasë më pak se 15 sekonda përpara se NIKE të rekomandojë një madhësi për atë këpucë të veçantë. Nike fit është pjesë e përpjekjeve të NIKE për të shitur më shumë produkte direkt tek konsumatorët nëpërmjet dyqaneve, internetit dhe aplikacioneve mobile. Ajo gjithashtu duhet të ndihmojë të kursejë shumë kur është fjala për transportin, nëse ai në të vërtetë i ndihmon konsumatorët të blejnë madhësinë e saktë.

Përditësimi do të sihet të bëhet pjesë e aplikacionit të NIKE në korrik në Amerikë, dhe ka plane për ta sjellë këtë funksionalitet në Evropë brenda gushtit.