Me verën që është pranë, e cila sjell ditë të nxehta dhe fantazi relaksi në pishinë apo në plazh, për shumë prej nesh ato ëndrra mbeten vetëm… ëndërr, e shpresuar, por jo e realizuar.

Nëse jeni si një prej thuajse 52% e amerikanëve që punojnë sot, me shumë mundësi ju nuk keni marrë disa ditë pushimesh për njëfarë kohe. Në fakt, pak më shumë se një vit më parë, nuk janë marrë më shumë se 705 milionë ditë pushimesh.

Nëse mendoni se jeni duke i bërë një nder kompanisë suaj duke e privuar veten nga pushimi i nevojshëm dhe relaksi, jeni duke gënjyer veten. Studimet tregojnë se natyra është si një dozë e vogël morfine në tru. Sipas dr. Eva M. Selhub në Harvard, mjeke dhe bashkautore e Your Brain on Nature “natyra është përgjigja ndaj stresit, gjë që do të thotë nivel më i ulët kortizoli, ritëm kardiak dhe presion më i ulët në gjak dhe sistem më i mirë imunitar”.
Dielli i verës do të rrisë funksionet e trurit dhe produktivitetin. Si thoni me këtë rast që të merrni disa ditë pushim dhe të shkoni në plazh?
Sabine Sonnentag, profesore e psikologjisë organizative në Universitetin e Mannheim-it në Gjermani ka zbuluar se shkëputja nga puna, ndërkohë që nuk jeni në punë, ju bën në të vërtetë më të fortë kur përballeni me stresin. Shkëputja nga puna ul stresin, ju ripërtërin dhe ju kujton se çfarë ju entuziazmon në punën tuaj.

Por ka edhe një sërë përfitimesh të tjera shëndetësore kur ju merrni pushime. Kërkues të State University of New York në Oswego bënë një studim te 12 mijë meshkuj të moshës 35 – 57 vjeç dhe gjetën se tek ata që nuk kishin marrë të paktën një javë pushime në vit, rreziku për të vdekur nga sëmundjet e zemrës rritej me 30%.

Por ndoshta arsyeja më e mirë për të marrë pushime është sepse ju po investoni tek vetja. Kur ju merrni disa ditë pushimesh dhe udhëtoni në vende të reja apo provoni gjëra të reja, ju rrisni mundësitë për të takuar njerëz të rinj, që mund të ndezin kuriozitetin dhe kreativitetin.
Marrëdhëniet e reja dhe kujtimet do ta bëjnë më të bukur jetën tuaj personale dhe profesionale. Ato do t’ju ripërtërijnë dhe ju do të jeni më i përqendruar kur të riktheheni në punë.

*Laura Garnett, Performance strategist@garnettl
Burimi: INC