Falenderoj përzemërsisht këngëtarin e shquar Kastriot Kola, poetin dhe profesorin Fran Laska që shkroi tekstin, orkestrin e studios Qemalia, studion AL në Lezhë dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë që u angazhuan në realizimin e këngës së bukur, kushtuar kongresmenit amerikan e mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel dhe mua, si veprimtr i komunitetit shqiptaro-amerikan për kontributin e dhënë në çështjen kombëtare, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Shprehu admirim të veçantë që, me aq përkushtim, i këndohet mikut tonë Eliot Engel, ku theksohet kontributi i tij i jshtëzakonshëm për çështjen shqiptare. Engel është një hero në këngë dhe një mik i pavdekshëm i shqiptarëve.

E gjithë përmbajtja e këngës ka dy perzonazhe: kongresmenin Eliot Engel dhe mua si veprimtar, e cila u realizua me një mjeshtri të hollë artistike.

Për këtë punë të frytshme përmbajtësore në këtë këngë, u përgëzoj dhe ju falënderoj të gjithë ju bashkarisht dhe ju uroj shumë sukses në veprimtarinë tuaj të ardhshme.

Faleminderit!

Me respekt

Harry BAJRAKTARI,

New York, maj 2019

 

Please follow and like us: