Falenderoj përzemërsisht këngëtarin e shquar Kastriot Kola, poetin dhe profesorin Fran Laska që shkroi tekstin, orkestrin e studios Qemalia, studion AL në Lezhë dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë që u angazhuan në realizimin e këngës së bukur, kushtuar kongresmenit amerikan e mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel dhe mua, si veprimtr i komunitetit shqiptaro-amerikan për kontributin e dhënë në çështjen kombëtare, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Shprehu admirim të veçantë që, me aq përkushtim, i këndohet mikut tonë Eliot Engel, ku theksohet kontributi i tij i jshtëzakonshëm për çështjen shqiptare. Engel është një hero në këngë dhe një mik i pavdekshëm i shqiptarëve.
E gjithë përmbajtja e këngës ka dy perzonazhe: kongresmenin Eliot Engel dhe mua si veprimtar, e cila u realizua me një mjeshtri të hollë artistike.
Për këtë punë të frytshme përmbajtësore në këtë këngë, u përgëzoj dhe ju falënderoj të gjithë ju bashkarisht dhe ju uroj shumë sukses në veprimtarinë tuaj të ardhshme.
Faleminderit!
Me respekt
Harry BAJRAKTARI,
New York, maj 2019